VIDEO/ Berisha dorëzoi pashaportën, ndërkohë që shkonte për konferencë shtypi
Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar selisë së Partisë Demokratike për të mbajtur konferencën për median.
Pak më herët SPAK caktoi masën “Detyrim paraqitje” për të për privatizimin e Kompleksit Partizani. Berisha ka dorëzuar pashaportën e tij, pas kontrollit që i është ushtruar banesës së tij, para se t’i drejtohej selisë blu.
SPAK dha masën Arrest në burg për dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash për ndërtimet tek ish-Kompleksi Partizani.
Nderkohë, strukturat e Partisë Demokratike dhe shumë eksponentë të kësaj force politike janë mbledhur këtë mbrëmje në selinë blu pasi GJKKO ka caktuar mbrëmjen e sotme detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin.
Konferenca erdhi pas akuzave të SPAK ndaj Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për privatizimin e kompleksit Partizani në Tiranë.