Pas 11 rekordeve Guinness, mjeshtri shqiptar i mozaikëve sjell arritjen e radhës
Mjeshtri shqiptar i mozaikëve, i renditur nga kritikët në katërt më të mirët në botë për mozaikët në botë, di gjithmonë si të rrëmbejë zemrat e artdashësve.
Saimir Strati, i cili ka thyer 11 rekorde Guinness nuk ka të ndalur. Pas arritjeve të njëpasnjëshme, Saimir Strati do të hapë një tjetër ekspozitë. Ekspozita e radhës do të ketë vendndodhjen në Pejë te Galeria e Artit.
Ekspo Peja do të prezantojë më 18 tetor botën e brendshme të artistit shqiptar të punuar me mjeshtëri në mozaik.
Kësaj radhe, Saimir Strati do të sjellë për dashamirësit e artit një ekspozitë me vepra të kohëve moderne, ku ekspozohen pasioni, durimi, kreativiteti, imagjinata dhe teknikat e veçanta. Veprat e tij, janë punuar me aq mjeshtëri me gozhda, tapa, disqe, pipëza plastike, kokra kafeje, apo edhe kapëse letrash.
Veprat e tij, janë punuar me aq mjeshtëri me gozhda, tapa, disqe, pipëza plastike, kokra kafeje, apo edhe kapëse letrash. Saimir Strati i ka dhënë forma aq të bukura sa e kanë bërë atë të arrijë majat e suksesit.
Në 2006-ën, ai regjistroi rekordin e parë Guinness me portretin e “Leonardo Da Vincit”, të realizuar me gozhdë.
Kjo më fakt ishte vetëm Guinnessi i parë, pasi deri më tani ka thyer 11 rekorde, njërën prej të cilave me portretin e të Shenjtores Nënë Tereza.
Ai është dekoruar me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës, dhe vlerësuar nga shumë organizata kulturore dhe institucione të rëndësishme artistike botërore. Saimir Strati është anëtar i Shoqatës Britanike të Mozaikut Modern dhe është një nga 4 artistët që udhëheqin mozaikun modern sot në të gjithë botën./ CNA