Stadiumi ziente, zemra e tij rrihte fort. Ndërsa emocionet e kishin mbështjellë gjithë qenien e tij, dozat e lumturisë rriteshin (VIDEO)
Stadiumi ziente, zemra e tij rrihte fort. Ndërsa emocionet e kishin mbështjellë gjithë qenien e tij, dozat e lumturisë rriteshin. Stadiumi po ushtonte: “Mora fjalë, mora fjalë e mora vargun”.
Padashur koka e tij shoqëronte vargjet që ishin shkruar nga ai, në një ditë të viteve 2000 në Prekazin legjendar.
Naim Gjoshi, kompozitori shqiptar që mjeshtërisht ka hedhur mbi pentagram këngën që tanimë është bërë hit, ishte mbrëmë në stadium duke ndjekur Kombetaren si dëshimtar i veprës që do të jetojë në përjetësi. Shikojeni dhe bashkohuni me emocionet e mjeshtrit tonë shqiptar… 😍