ÇFARË KA BËRË TURQIA PËR SHIPTARËT DHE ÇFARË KEMI BËRË NE PËR TURQINË ?

Nuk kam asgjë kundër turqve, fesë së tyre, vullnetit të tyre politik, mënyrës së tyre të jetesës, kulturës së tyre dhe fshatrave dhe qyteteve të tyre të bukura.

Madje nuk kam asgjë kundër shtetit turk dhe rendit të tij politik, shoqëror dhe qeveritar, sepse çdo komb ka të drejtë të ndërtojë në mënyrë të pavarur mënyrën më të mirë dhe më të përshtatshme të jetesës.

Dhe këtu turqit janë para nesh në çdo aspekt, prandaj meritojnë respekt dhe nder të veçantë. Por në fund të fundit, është punë e tyre. Për mua është e rëndësishme që shqiptarët që jetojnë atje të bëjnë një jetë dinjitoze. Por nëse dikush duhet të jetë mirënjohës për gjithçka që ka bërë pala tjetër, duhet të jenë turqit dhe jo ne shqiptarët. Dhe shteti turk na tregoi respekt ne shqiptarëve në shikim të parë kur njohu Kosovën, por për fat të keq më vonë e paguam shtrenjtë këtë shërbim. Gjithçka që pasoi ishte një përpjekje e vazhdueshme e Erdoganit për ta kthyer Kosovën në një vilajet turk.

Kështu, marrëdhënia e tij me shqiptarët karakterizohej nga përpjekja e tij e vazhdueshme për të fshirë kujtesën e tyre kolektive historike se kush ishte paraardhësi i shtetit laik turk, kush krijoi shtetin modern laik turk dhe rendin e tij shoqëror e qeveritar, kush krijoi madje kombin turk dhe kush i ktheu në shkronja dhe shkrime latine hieroglifet dhe shkrimet osmane, që as djalli nuk i deshifronte dot ?!

Shteti dhe kombi modern turk u krijua nga Ataturku shqiptar dhe jo vetëm alfabeti aktual turk, por edhe gjuha moderne turke u krijua nga një shqiptar tjetër, pikërisht nga Sami Frashëri.

A ka shërbim më të madh se ky ndaj një ish-pushtuesi gjakatar që na shkeli si kërmijtë për pesëqind vjet, duke na mohuar ndër të tjera shkronjat, gjuhën, alfabetin, kulturën, identitetin dhe dinjitetin?

Çfarë ka bërë Turqia për ne shqiptarët dhe Kosovën tonë dhe çfarë ka bërë për serbët dhe Serbinë e tyre?

Tek ne kompanitë turke kanë ndërtuar një infrastrukturë dyfish më të shtrenjtë, sepse zvarranikët tanë të pashkolluar, të pangopur, hajdutë dhe tradhtarë në krye të shtetit, që zëvendësuan uniformat e tyre ushtarake me rroba politike, ishin gati të gjunjëzoheshin si skllevër para Erdoganit dhe si kërmijtë të zvarriteshin deri te bytha e tij, për ta puthur dhe lëpirë për para.

Prandaj, e lejuan që ta kthejë Kosovën jo vetëm në një koloni klasike turke, por edhe në një vilajet më primitiv fetar, radikal e fashist se çdo vilajet tjetër në Turqi.

A mund ta imagjinoni se çfarë shërbimi i kanë bërë zvarranikëve tanë të pashkolluar, të pangopur, tradhtarë dhe hajdutë Erdoganit, mikut më të ngushtë të Vuçiqit, Putinit dhe Dodikut, i cili ndërtoi mbi 1000 xhami në Kosovë dhe vuri në pikëpyetje besueshmërinë tonë tek aleatët tanë kryesorë perëndimorë dhe transatlantikë që themeluan shtetin tonë, sepse ata nuk janë më të sigurt se çfarë duan shqiptarët.

Duan të anëtarësohen në Ligën Arabe apo në Bashkimin Evropian?

Erdogani është shumë i zgjuar, fleksibël, i ëmbël dhe djallëzor.

Ai hip në aeroplan për t’u sjellë miliarda dollarë investime serbëve në Beograd, dhe ndërsa fluturon mbi Prishtinë, i lëshon nga ajri tre karamela, katër çokollata dhe pesë pelena mbi shqiptarët, të cilët shkrihen nga lumturia si akulloret në gusht dhe nga mirënjohja e madhe e quajnë baba të kombit.

Çfarë bëjnë serbët?

Ata e pranojnë ndihmën e tij gjakftohtë, me përmbajtje, me dinjitet, me krenari dhe pa zhurmë e mirënjohje të panevojshme. Në të njëjtën kohë, ata nuk i japin atij as një shans imagjinar të ëndërrojë ndryshimin e identitetit të tyre etnik dhe fetar, e aq më pak të ndërmarrë veprime konkrete kundër tyre. Ne shqiptarët jo vetëm që e lejojmë të bëjë çfarë të dojë me ne, por nga dashuria për të jemi të gatshëm të ndryshojmë historinë, fenë, identitetin dhe madje edhe ADN-në tonë. Më tej, ne për hir të tij jemi gati ta shpallim babanë e kombit, Gjergj Kastriotin, tradhtar të kombit dhe pushtuesin e poshtër e gjakatar Sulltan Muratin çlirimtar dhe hero të kombit.

A ka tradhtarë më të mëdhenj të kombit dhe shtetit të tyre në botë se ne shqiptarët?

As zvarranikët nuk kanë kaq pak krenari, dinjitet dhe respekt për veten. Ne shesim gjithçka për para, ndaj nuk duhet të çuditemi aspak pse gjendemi në këtë situatë dhe aq më pak kemi të drejtë të fajësojmë dikë tjetër përveç vetes. Sepse ne jemi armiqtë më të rrezikshëm të njëri-tjetrit, të kombit dhe të shtetit tonë.

Scroll to Top