Jasir Asani paralajmëron futbollistët çekë: Në Shqipëri ju pret ferri! / Shpërndajeni

Kombëtarja shqiptare mbylli sot përgatitjet në stadiumin “Air Albania” për sfidën e rëndësishme ndaj Çekisë, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Një ditë para ndeshjes sulmuesi Jasir Asani ka paralajmëruar çekët se në Shqipëri do t’i presë ferri.

“Ju pret ferri në stadium dhe në rrugë. Tashmë në vendin tonë ka eufori për këtë ndeshje. E mbani mend barazimin 1-1 me Çekinë në sfidën e parë? Po, por këtë herë po luajmë në shtëpi, duam të fitojmë,” – u shpreh sulmuesi.

Scroll to Top