Si e raportoi Ambasada e SHBA tragjedinë?! Zbardhet kabllogrami amerikan që do fundoste Zenin dhe Saliun nëse SPAK nuk do ishte “zorra qorre” e PD-së
Informacion i dikurshëm i Ambasadës Amerikane:
SHBA i ka të gjitha detajet pasi në raportimet e shumta për Gërdecin, ambasada ndoqi çdo hap të kësaj çështje në gjyqe, në problemet për kompensimin e viktimave dhe informacionet që rrjedhin nga dosja hetimore ku përfshihet dhe djali i Berishës, Shkëlzen Berisha.
Për këtë çështje, ambasada foli gjatë dhe me detaje, se si ministri i atëhershëm i Drejtësisë Aldo Bumçi detyroi sekretaren e tij që të mohonte dëshminë e saj për një projektligj të dërguar nga Bumçi tek Mediu, në kapakun e së cilit shkruhej “Për Shkëlzen Berishën”.
Gjithashtu ambasada tregoi se dosja nxjerr se miku i Shkëlzenit, biznesmeni Selamllari kishte dhënë dëshmi të rreme, pasi provat e tregonin këtë. Ambasada vëren jo pa bezdi se si Berisha e mbështeste Mediun dhe rikthimin e tij në politikë në këmbim të “mbylljes së gojës”.
Por në fakt loja me ndryshimine gjykimit kur gjykata kishte pranuar gjykimin e shkurtuar është një lojë e turpshme e grupit banditesk që punon nën regjinë e avokatëve dhe frikën e SPAK, që në se do ishte vërtetë strukturë e tillë, nuk do sillej si zorra qorre e PD-LSI së P i Lirisë. Kjo lojë ka një qëllim të paramenduar mirë, shtyrja e hetimeve pafundësisht, për ta çuar në “kalendat greke” gjykimin, që ndoshtë nuk do arrihet kurrë, pa u pyetur të gjithë dëshmitarët.
Kurse Tam-tamet nga ca halemedia, sikur është bërë hataja sepse është thirrur dëshmitarë Shkelzen Berisha është turpi më i madh për kazanët e informimit, që kanë nivelin juridik dhe intelektual sa një gomar që nuk dallon gjëmbat.
Dëshmitari në një çeshtje penale nuk ka asnjë përgjegjësi, përveç asaj të “thënies së të vërtetës”, pra duhet të ndalet dizinformimi sepse nuk po gjykohet Zeni, por Fatmiri. Nëse do gjykohej Shkelzen Berisha atëhere mund të bëheshin aludime. Dumanët dhe gjithë lukunia e SPAK deri tani kanë treguar se janë një turp dhe një bandfrikackësh të rrezikshem që i ka hapur luftë Edi Ramës, që nuk e kupton dhe aleancë kryehajdutëve, që po hanë plaçkën e vjedhur nën mbrojtjen e tyre Sali Berisha, Ilir Meta dhe gjithë lukunia e majmur që sot lehin e çirren si heronj antikorrupsion.
A e ka këtë kabllogram SPAK? Sigurisht që e ka por…nuk e ha nga frika
Kabllogrami
Kabllo-grami i krijuar më 17 mars 2008 pasi bën një përshkrim të asaj çfarë ndodhi në Gërdec dhe dëmeve në njerëz dhe material ambasada e SHBA tregon se si Berisha ngatërronte emrin e kompanisë që operonte në Gërdec. Kryeministri Berisha tha për mediat se një kompani amerikane, Southern Company municion, Inc (SACIQ me bazë në Karolinën e Jugut, kishte rinovuar kohët e fundit kontratën me ministrinë e Mbrojtjes për të çmontuar municione dhe shitur skrap.
(Shënim: Raportet e medias fillimish e quajtën gabimisht Kompania “SAIC”, një kompani amerikane që më parë kishte punuar në një projekt të financuar nga USG, dhe kishte përfunduar me sukses dhe siguri të plotë shkatërrimin e 2,700 tonë metrik të armëve të mëdha detare në dhjetor.) SACI është një kompani private, pa asnjë lidhje me USG. Në fakt POST ka kërkuar të kontaktojë me kompaninë, kur kemi dëgjuar që ata ishin duke punuar në demilitarizimin, por SACI ka shmangur kontaktet. Presidenti i SACI, Patrick Henry III ka kontaktuar shefin e ODC pas shpërthimit, kur dolën akuzat që një kompani amerikane mund të ketë qenë përgjegjëse.
Henry deklaroi se SACI nuk ishte e përfshirë në çmontimin e municioneve në atë kohë dhe asnjë punonjës i SACI-t ose nënkontraktorë nuk ishin të pranishëm në objekt. ….Më tej ambasada tregon për ndihmën që i është dhënë qeverisë për të përballuar situatën brenda tri orëve pas shpërthimit të parë. Gjithashtu me kërkesë të qeverisë shqiptare ajo ka ofruan ndihmë të ekspertëve më të mirë amerikanë, edhe nga marina amerikane duke përfshirë madje dhe FBI-në. “Një ekip i FBI ofroi një hetim për vendin e krimit dhe identifikimin e viktimave, që të dyja u pranuan nga zyra e Prokurorit. FBI është duke koordinuar arrdhjen.”
Sipas komentit të ambasadës situata pas shpërthimit është e rëndë: “Përveç humbjes tragjike të jetëve nga ky aksident, qeveria përballet tani me nevojat humanitare të të mbijetuarve. Fshati Gërdec dhe një fshat fqinj ishin rrafshuar duke lënë qindra të pastrehë. Shumica e fshatarëve ishin fermerë, të cilët nuk do të jetë në gjendje të përdorin tokën e tyre deri sa të jetë pastruar nga mjetet e pashpërthyera”.
Berisha dhe Mediu ndërtojnë koalicionin e Gërdecit”
Në një tjetër raport të ambasadës amerikane një vit më vonë kur hetimet e Gërdecit nuk po nxirrnin gjë në dritë, thuhet se “Berisha dhe Mediu ndërtojnë koalicionin e Gërdecit’. Ambasada ngre shqetësimin për zvarritjen e gjyqit ndaj Mediut dhe tentativave që duken në horizont për ta shpëtuar më në fund atë nga ky gjyq dhe mbrojtjen publike që mori nga kryeministri Berisha duke deklaruar publikisht firmosjen e një koalicioni politik mes dy partive të tyre. “Kryeministri Berisha vazhdon mbrojtjen e tij të hapur ndaj Mediut dhe në 20 mars, shpalli publikisht një koalicion zgjedhor me Partinë Republikane të Mediut dhe përsëri shau rëndë Prokuroren e Përgjithshme për akuza të motivuara politikisht.
Disa analistë shqiptarë besojnë se fushata zgjedhore e Berishës është marrë peng nga Mediu dhe rasti i Gërdecit. Ata spekulojnë se në këmbim të heshtjes e Mediut në lidhje me përfshirjen e anëtarëve të familjes Berisha në skandalin e Gërdecit, Berisha ka rënë dakord ti japë mbështetje të plotë politike Mediut. Mediu ishte gjithashtu organizuesi i udhëtimit të shkurtër të Berishës në Uashington për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”. Anëtarët e opozitës e kanë etiketuar koalicionin PD-PR si “koalicioni i Gërdecit”.”
Mediu e Delijorgji telefonuan Shkëlzenin pas shpërthimit
Kabllogrami i majit 2009 me titull “Rrjedha nga hetimi i Gërdecit shkakton një qark politik” flet herë të parë për përfshirjen e djalit të kryeministrit Berisha në këtë çështje. “Shumë gazeta kombëtare pohuan se kishin marrë kopje të raportit hetimor të prokurorisë dhe filluan botimin e dëshmive dhe dëshmitë çdo ditë. Gazetat janë përpjekur shumë për të përdorur rrjedhjet e tyre të përditshme që të provojnë përfshirjen e djalit të kryeministrit Berisha, Shkëlzenit.
Në të njëjtën ditë që gjyqi u hap, disa gazeta pohuan se kishin në dorë gjithë çështjen kundër të pandehurve dhe filluan publikimin e dëshmive të ndryshme dhe dëshmive nga çështja. Shumica e këtyre dëshmive janë përqendruar në përfshirjen e djalit të Berishës, Shkëlzenit. Për shembull, rrjedhjet e regjistrimeve telefonike zbulojnë se vetëm disa orë pas 15 marsit 2008 kur ndodhi shpërthimi në Gërdec, Ministri i Mbrojtjes Mediu e telefoni djalin e Berishës katër herë. Më tej, Mihal Delijorgji, pronar i Albademil (kompania që punonte në Gërdec) telefonoi Shkëlzenin vetëm 30 minuta pas shpërthimit.
Gazetat gjithashtu vunë në dukje se nga janari deri në ditën e shpërthimt, Delijorgji e telefononte Shkëlzenin 56 herë. Përveç kësaj, janë konfiskuar shënime nga sekretaret e Ministrisë së Mbrojtjes që tregojnë se gjatë vitit 2007 dhe 2008 ish/ministri Mediu pati takime të shpeshta me Shkëlzenin. Në një takim thuhet se Shkëlzeni kërkoi që Mediu të rriste ritmin e furnizimit me municione të Gërdecit. Në një dëshmi, sekretarja e ministrit të drejtësisë Albo Bumçi tregoi për të paktën dy takime mes Bumçit dhe Shkëlzenit në 2007-ën. Dhe kur u pyet për një letër që Bumçi i dërgonte Mediut për aprovim të prjekt-ligjit që do ti hapte rrugë çmontimeve në Gërdec, ajo konfirmoi që Bumçi kishte shkruar mbi kapak “Për Shkëlzen Berishën”.