HISTORIA QË E KANË FSHEHUR ME KOHË- LINDI BIR SKLLAVI NË ILIRI, U BË PERANDOR I ROMËS DHE SUNDOI BOTËN
Ai lindi bir skllavi në Iliri, por historia do ta njihte si një nga tre perandorët më të mëdhenj që ka pasur ndonjëherë Roma. Më 20 nëntor të vitit 284, Diokleciani u shpall Perandor i Romës nga ushtria, duke ndryshuar përgjithmonë fatin e një perandorie që po shkatërrohej nga gjaku, anarkia dhe tradhtitë.
Në momentin kur mori pushtetin, Roma kishte vrarë 26 perandorë brenda 50 vitesh. Perandoria ishte në kolaps total. Por Diokleciani bëri të pamundurën: vendosi rregull, stabilitet dhe krijoi një sistem të ri shtetëror, duke e kthyer Romën në një monarki absolute.
Ai ndau pushtetin mes katër sundimtarëve (Tetrarkia), uli rolin e qytetit të Romës dhe e bëri administrimin më efikas se kurrë më parë. Për herë të parë, Perandoria u nda në rajone me kryeqytete të veçanta administrative.
Diokleciani u shpall Augusti Suprem, ndërsa si August të dytë emëroi Maksimianin, gjithashtu me origjinë ilire. Mes Çesarëve ishte edhe Konstandini nga Dardania, i cili më vonë do të hynte në histori si një nga figurat më të rëndësishme të botës antike.
Ai sundoi për 21 vite pa asnjë humbje madhore, duke fituar beteja dhe duke reformuar shtetin në thellësi. Historianët e krahasojnë vetëm me Oktavian Augustin, duke e konsideruar themelues të një Perandorie të Re Romake.
Por ajo që e bën Dioklecianin unik në histori është fakti se ai është i vetmi Perandor Romak që hoqi dorë vullnetarisht nga pushteti, duke u tërhequr në moshën 59-vjeçare.
Romakët e quajtën “Burri i Shekullit të Artë”, një titull që simbolizon epokën e stabilitetit, rendit dhe fuqisë që ai i dha Romës – një trashëgimi që nisi nga Iliria dhe u shtri mbi gjithë botën e lashtë.
