Plas ashpër në PS, Braçe sherr të madh me Ballën! Kush ka të drejtë?
Dy deputetët socialistë, Erion Braçe dhe Taulant Balla janë përfshirë në replika në seancën plenare në Kuvend, sa i takon aktit normativ për rishpërndarjen e buxhetit 2025.
Përmes këtij akti, qeveria parashikon që çdo se çdo lek që nuk është shpenzuar nga institucionet gjatë vitit të kaluar, do të kalojë në llogarinë e pensioneve.
Ky akt normativ duket se ka ‘irrituar’ Braçen, i cili pak javë më parë kishte bërë të njëjtën propozim për buxhetin 2026 përmes një amendimi, ku kërkonte që çdo leke i pashpenzuar të shkonte për pensionet.
Por propozimi i Braçes u rrëzua nga mazhoranca dhe sot Braçe pyeti kreun e grupit të PS se si duhet të votojë, pro apo kundër?
