counter create hit RAMA "XHINDOS" GREQINË! MEDIAT GREKE NXJERRIN NË NIM PAH ORIGJINËN E KRYEMINISTRIT DHE LIDHJET FAMILJARE ME REGJIMIN E HOXHËS - Shqipet

RAMA “XHINDOS” GREQINË! MEDIAT GREKE NXJERRIN NË NIM PAH ORIGJINËN E KRYEMINISTRIT DHE LIDHJET FAMILJARE ME REGJIMIN E HOXHËS

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës së 15 janarit në Abu Dhabi, ku në një shkëmbim batutash me gazetarin amerikano-grek John Defterios u shpreh se grekët nuk janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Aristotelit dhe Platonit, kanë shkaktuar reagime të forta në Greqi.

Pas kësaj daljeje, në shtetin fqinj kanë nisur sulme të njëpasnjëshme politike dhe mediatike ndaj Ramës. Ish-deputetja greke Niki Tzavela pretendoi se kryeministri shqiptar ka studiuar në Harvard me bursë greke, ndërsa eurodeputeti Fredi Beleri shkoi edhe më tej, duke deklaruar se Rama ka origjinë greke dhe se, sipas tij, kjo është arsyeja e qëndrimeve të tij kundër Athinës.

Në këtë klimë tensioni, media greke Protothema ka publikuar një artikull të gjatë ku ndalet në prejardhjen familjare të Edi Ramës, duke u bazuar në deklaratat e një eksperti të çështjeve greko-shqiptare, Dr. Stavros Dayou.

Sipas artikullit, nëna e kryeministrit, Aneta Rama-Koleka, ka lindur në Vuno të Himarës, zonë që mediat greke e cilësojnë historikisht si me popullsi greke. Artikulli përmend gjithashtu familjen Koleka, e cila ka pasur figura të rëndësishme politike që nga fillimi i shekullit XX, si gjatë monarkisë ashtu edhe në periudhën komuniste.

Në fokus vihet edhe i ati i Ramës, Kristaq Rama, artist i njohur dhe ish-funksionar i institucioneve shtetërore gjatë komunizmit, duke u theksuar lidhjet e tij me regjimin e Enver Hoxhës. Media greke publikon edhe pamje dhe referenca arkivore ku përmenden të afërm të familjes Koleka në pozicione të larta shtetërore gjatë regjimit komunist.

Artikulli përpiqet të ndërtojë tezën se lidhjet familjare të Ramës me figura të rëndësishme të sistemit komunist shpjegojnë, sipas tyre, qëndrimet e tij politike ndaj Greqisë, duke ngritur edhe pretendime për origjinën e mbiemrit Rama.

Megjithatë, vetë Edi Rama ka deklaruar vazhdimisht se identiteti i tij nuk përcaktohet nga pretendime nacionaliste apo interpretime historike, por nga zgjedhjet dhe bindjet e tij politike.

Scroll to Top