counter create hit BEFASON NGJELA, ZBULON "SËMUNDJEN" E MADHE TË SALI BERISHËS, I ËSHTË KTHYER NË... - Shqipet

BEFASON NGJELA, ZBULON “SËMUNDJEN” E MADHE TË SALI BERISHËS, I ËSHTË KTHYER NË…

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar protestën e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, duke u shprehur kritik ndaj Sali Berishës dhe forcës reale që ai përfaqëson sot në politikë.

Sipas Ngjelës, Berisha nuk ka më numrat e nevojshëm për të qenë faktor real politik, ndërsa theksoi se thelbi i politikës është vota dhe mbështetja popullore, jo fjalimet apo retorika publike.

Ai u shpreh se politika për Berishën ka kaluar nga interes në patologji, pra në një lloj “sëmundjeje”, duke humbur sensin e realitetit politik.

“Tani kujtojnë se me fjalimet që mbajnë realizojnë vetveten. Jo. Numri tregon gjithçka. Mund të kesh ide të mëdha, por nëse nuk ke votues, politika ka marrë fund. Thelbi është vota, numri i votuesve. Të tjerat janë poezi ose thjesht reklamë për veten”, u shpreh Ngjela.

Ai shtoi se përkrahja popullore e Berishës është shumë e vogël dhe nuk përbën rrezik apo shqetësim për kundërshtarin politik.

“Le ta provojmë: Rama t’i thërrasë nesër dhe të shohim sa dalin nga pala tjetër. Politika është interes. Interesi kryesor është ardhja në pushtet, por pushteti politik shpesh ka kaluar në patologji, që do të thotë në sëmundje. Kjo ka ndodhur edhe historikisht, kanë rënë diktatura dhe kanë lindur të tjera”, tha avokati për Report TV.

Sipas Ngjelës, pushteti në kuptimin personal, jo demokratik, është ai që çon në deformim politik dhe humbje të realitetit.

Në fund, ai theksoi se me mbështetjen aktuale, Berisha nuk arrin të nxjerrë asnjë deputet në zgjedhje.

“Ky nuk është numër që të tremb kundërshtarin. Me këta numra, nuk nxjerrin dot as një deputet. Në politikë parlamentare vendos vetëm numri i votuesve, asgjë tjetër”, përfundoi Ngjela.

Scroll to Top