Deklarata të forta nga Greqia, politikania: Edi Rama u dërgua në Harvard me bursë nga fondacioni grek! E zgjodha unë, kam bërë shumë gabim
Media greke “Protothema” ka publikuar së fundmi një artikull në të cilin i referohet një deklarate të bërë nga ish-deputetja e Demokracisë së Ren, Niki Tzavella, lidhur me studimet e kryeministrit Edi Rama në Universitetin e Harvardit.
Sipas ish-deputetes, kreu i qeverisë shqiptare ka studiuar në Harvard falë një burse të financuar nga një fondacion grek, në një periudhë kur ai mbante funksionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ajo thekson se në atë kohë ishte nënkryetare e fondacionit dhe përgjegjëse për përzgjedhjen e studiuesve nga Evropa Juglindore.
Në një postim të bërë në platformën “X”, Tzavella pohon se ishte vetë ajo që e përzgjodhi Ramën për këtë bursë. Sipas asaj, një nga kriteret kryesore për përfitimin e bursës ishte prejardhja nga minoritetet. Ajo pretendon se Rama e përmbushte këtë kriter, pasi nëna e tij ka qenë me origjinë greke.

Megjithatë, Tzavella e cilëson sot këtë vendim si një “gabim të madh”. Në deklaratën e saj, ajo shprehet se në kohën kur u mor vendimi, Rama nuk kishte profilin që ka sot dhe se përzgjedhja u bazua në njohuritë e saj për Shqipërinë dhe situatën institucionale në vend.
“30 vjet më parë ai nuk ishte famëkeq. E zgjodha për shkak të njohurive të mia shumë të mira për Shqipërinë, për shkak të punës sime të mëparshme atje. Ai ishte gjysmë minoritet, kishte kualifikimet e kërkuara (kryetar bashkie, të cilat nuk i kishin njerëzit e tjerë të minoriteteve. Ishte e detyrueshme që ai të ishte institucional) dhe sigurisht që ishte i aftë”, shkruan Tzavella, duke shtuar se në atë periudhë kishte shumë pak kandidatë nga Evropa Juglindore që plotësonin kushtet për një arsimim në Harvard.
Ο δημοσιογράφος στον οποιον έκανε bullying ο homoNeanderthal Ραμα, είναι ο Ελληνοαμερικανος ΤΖΩΝ ΝΤΕΦΤΕΡΙΟΥΣ .
30 χρόνια οικονομικό ρεπορτάζ στο CNN , κ επικεφαλής του CNN Middle East.
Μου μεταφέρουν ότι άφωνο το κοινό παρακολούθησε την απρόκλητη πρωτοφανή αυτή επίθεση ενός…— Νίκη Τζαβέλα (@tzavelaniki) January 16, 2026
Ο δημοσιογράφος στον οποιον έκανε bullying ο homoNeanderthal Ραμα, είναι ο Ελληνοαμερικανος ΤΖΩΝ ΝΤΕΦΤΕΡΙΟΥΣ .
30 χρόνια οικονομικό ρεπορτάζ στο CNN , κ επικεφαλής του CNN Middle East.
Μου μεταφέρουν ότι άφωνο το κοινό παρακολούθησε την απρόκλητη πρωτοφανή αυτή επίθεση ενός…— Νίκη Τζαβέλα (@tzavelaniki) January 16, 2026
Ajo gjithashtu përmend se një tjetër shqiptar që përfitoi nga i njëjti program studimi u bë më vonë Ministër i Financave, duke theksuar se fondacioni kishte nxjerrë figura të rëndësishme politike nga rajoni.
Megjithatë, lidhur me këto deklarata të ish-deputetes greke dhe pasqyrimin e tyre në median Protothema, deri në këto momente nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga kryeministri Rama.
Nga ana tjetër, vlen të theksohet një element që ngre pikëpyetje mbi saktësinë e deklaratës së ish-deputetes. Në postimin e saj, ajo shprehet se bursa i është dhënë Edi Ramës rreth 30 vjet më parë dhe se ai ishte një kandidat i plotësuar, për shkak edhe se mbante funksionin e kryetarit të bashkisë.
Por, kjo periudhë “30 vite më parë”, që ish-deputetja e cek i përket viteve 1995-1996, ndërkohë që Edi Rama është zgjedhur kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2000 dhe e ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2011.
