counter create hit BOMBA e rradhës! Rezoluta 6411, nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare - Shqipet

BOMBA e rradhës! Rezoluta 6411, nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare

📣 Prezentimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili më 21 janar 2026, në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-s, inicoi duke prezentuar Rezolutën me numër H.R. 6️⃣4️⃣1️⃣1️⃣

📖Përmesë dëshmive të bollshme paraqiti diskriminimin sistematik të komunitetit etnik shqiptarë në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc.

🔵Kështu Rezoluta, pasi të kalojë vlerësimin e komisionit, kjo do të raportohet nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe do të dërgohet në të gjithë Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për votim.

🟢Pasi të miratohet sipas propozimit të parashtruar, Rezoluta në fjalë, i kalon Senatit të SHBA-së, pasi Senati miraton, Rezoluta si projektligj do t’i dërgohet Presidentit të SHBA-së, për nënshkrim.

✅️ Miratimi i Projektligjit të Rezolutës, përbën një akt me rëndësi të veçantë juridike dhe politike, i cili synon ndalimin e çdo forme diskriminimi dhe garantimin e të drejtave themelore të popullsisë shqiptare.
✔️Kjo rezolutë krijon bazë normative për trajtimin e çështjes së Krahinës Shqiptare në përputhje me parimet universale të të drejtave të njeriut, barazisë para ligjit, siç përcaktohen nga e drejta ndërkombëtare dhe instrumentet përkatëse ndërkombëtare.

📜 Zbatimi i kësaj rezolute do të kontribuojë në një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe ligjërisht të bazuar të çështjes së Krahinës Shqiptare, duke respektuar standardet ndërkombëtare dhe rendin juridik demokratik.

✅️ Është një hap i rëndësishëm drejt llogaridhënies të mbrojtjes dhe avancimin e të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave kolektive të shqiptarëve etnikë në Serbinë Jugore.

🌍Njëkohësisht është edhe në mbrojtje të vlerave demokratike, kurse për Krahinën ton ka veçori-dallohet sepse jemi autokton, pastaj kemi shprehur vullnetin plebishitar, dhe kemi manifestuar sakrificën edhe kemi mbrojtur pragun përmesë luftës së armatosur.

📚Ky është NJË ZHVILLIM ME TRETMAN dhe vlerë HISTORIKE, se ndërkombëtarizimi ka arritur në nivelet më të larta të vendimmarrjes së politikës së jashtme të SHBA-së, dhe çështja e Krahinës son në instanca e mekanizma më të lart të Senatit, Kongresit dhe Presidentit të SHBA-ës.

📜 Kjo fletë se në këtë Krahinë ka një diskriminim sistematik dhe mbi të gjitha nuk e ka të zgjidhur statusin politik dhe juridik, pra është një kapitull i ri dhe një moment shumë domethënës për shqiptarët e kësaj Krahine.

☑️Është një mbështetja thelbësore që tani e tutje nga kjo Rezolutë, do të kemi edhe nga Admininstrata më e lartë Capitol Hill-Shtëpia e Bardhë.

🗒️Pasi ne kemi mbajtur Referendumin e 1 e 2 Mars 1992,dhe sakrificës dhe kryengritjes së armatosur përmesë luftës së UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, por edhe arritjes së Marrëveshjes së Konçulit.

📕Zbatimi i Rezolutës, së miratuar është veprim konkret me efekte dhe ndikim ndërkombëtarë, dhe do të reflekton shumë pozitivisht edhe në ndërkombëtarizimin e mëtejm, të çështjesë së pazgjidhur të kësaj Krahine do të rritet, shtohet dhe presim intesifikim, dinamizim jo vetëm nga SHBA-ja por edhe nga instanca të BE-ës dhe OKB-ës.

🇷🇸Serbia, vazhdon shkelje të rënda, cenim të vazhdueshme, mohim sistematik shtetëror, diskriminimi klasik, pasi nuk ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të këtij Rajoni në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022, kur kësaj i shtojm, si:

📚Mospërfaqësimi me vende të rezervuara në Parlament të Serbisë, por edhe

🛑Moszbatimi ku Serbia nuk zbaton marrëveshjen e Konçulit të arritur më 20 maj 2001, pasi aktulisht jan 48-minibaza ushtarake, në Zonën Tokësore të Sigurisë, sepse kemi militarizim më të lartë në Evropë, që ka përqendrim në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, armatime e arsenale të ndryshme luftarake që jan në gatishmëri lufte,
🛑Moskthimi i Gjykatës Themelore në Preshevë, dhe mospërfaqësimi proporcional i Gjykatësve, Prokurorëve,
🛑Moszbatim në hapjen e një Spitalë Regjional, me gjithë Klinikat përkatëse për pacientë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,
🛑Mos ndalja e diskriminimit përmesë pasivizimit të adresave-një pastrimi etnik,
🛑Mos ndalja e praktikave margjinalizuese-diskriminuese,jan fshirë shprehur në numër, mbi 25 mijë qytetarë shqiptarë,u jan pasivizuar adresat nga rexhistrat civil-jan pasivizuar në kuptimin administrativ, duke i humbur të gjithë të drejtat,
🛑mosmundësia e shkollimit në nivel Universiteti,
🛑moszbatimi që Komandant të Policisë në këto komuna, të jetë nga përkatësia nacionale shqiptare, pra
🛑mosintegrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat shtetërore të ndieshme të sigurisë,
🛑moskthimi i Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës, në Preshevë,
🛑Moskompenzimi i dëmeve të shkaktuara nga konfliktet e armatosura,
🛑mosinvestim nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje,
🛑mosndërprerja e përdorimit të Gjuhës me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi,
🛑Moszbatimi në hapjen-themelimin e një Instituti për trashigimi Kulturoro-Historike,
🛑mostopimi i diskriminimit në kulturë, në informim, në investime,
🛑 u jemi ekzpozuar frigës, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim Etnik.
📍Kjo shenon se e kemi shprehur vullnetin plebishitar edhe kjo Krahinë i përket Evropës, dhe nuk e ka të zgjidhur statusin politik dhe juridik, dhe
✅️ KËRKON ZGJIDHJE TË DREJTË,
të pranueshme me ndërmjtësim dhe garanci të faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë.

🗓️Pas kësaj Rezolute nga SHBA-ja, të vazhdohet edhe në nivelin më të lartë të BE-s,🇪🇺 dhe OKB-ës, 🇺🇳që ta kushtëzojn dhe detyrojn Serbinë në realizimin e zbatimit të gjithë marrëveshjeve, dhe kjo Krahinë🇦🇱përfundimisht të zgjidhë statusin Politik dhe Juridik të saj.

✍️Vështrim nga ©️Refik Hasani

Scroll to Top