counter create hit Historike: Alban Dervishi bëhet shqiptari i parë që merr komandën e një luftanije amerikane - Shqipet

Historike: Alban Dervishi bëhet shqiptari i parë që merr komandën e një luftanije amerikane

Alban Dervishi, me origjinë shqiptare, ka marrë zyrtarisht komandën e anijes amfibe “USS Pearl Harbor”, një prej simboleve të fuqisë detare të SHBA-së – ushtrisë më të fuqishme në botë.

Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua javën e kaluar në San Diego, Kaliforni, ndërsa ky moment historik u përshëndet edhe nga Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila me krenari e ndau lajmin për publikun shqiptar.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i USS Pearl Harbor! Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua në San Diego javën e kaluar. Përjetoni këtë moment historik të rëndësishëm në karrierën e tij”, – thuhet në postimin zyrtar.

Karriera e Alban Dervishit në Marinën Amerikane nisi në moshën 18-vjeçare, i rritur në një familje me traditë ushtarake. Me punë, përkushtim dhe integritet, ai u ngjit shkallëve të hierarkisë ushtarake amerikane, duke arritur sot një majë të pakrahasueshme: komandant i një anijeje luftarake që përfaqëson prestigj, përgjegjësi dhe fuqi globale.

USS Pearl Harbor është një ndër anijet strategjike të Marinës së SHBA-së, e specializuar në operacione amfibe dhe ndërhyrje detare në çdo cep të globit. Tani, kjo anije komandohet nga një shqiptar, duke dëshmuar edhe një herë se kombësia nuk është kufizim, por krenari në shërbim të vlerave globale.

Scroll to Top