Dumani takim me amerikanët, priten lekundje të forta, gazetari analizon mesazhet
Këtë të shtunë në emisionin televiziv u diskutua rreth ecurisë së SPAK-ut nën drejtimin e Klodian Brahos dhe mbështetjes së SHBA-së për këtë strukturë.
Gjatë emisionit, gazetari Xhoi Malësia dha detaje shtesë mbi këtë mbështetje.
“Ky ishte një takim shumë i rëndësishëm, edhe pse zoti Braho u emërua zyrtarisht në dhjetor. Këto kanë qenë ditët e para të vitit 2026, ku ka pasur një ndryshim ose ripërcaktim të roleve.
Në postimin e Ambasadës Amerikane shihet edhe zoti Dumani, i cili do të jetë dhe më tej drejtuesi i seksionit të jashtëm. Mendoj se është një tranzicion i rëndësishëm, pasi të gjithë prisnin ndoshta një ngadalësim të ritmit pas largimit të Dumanit.
Por duket se do të ketë një vazhdimësi të qartë. Direkt pas këtij takimi, puna vazhdoi me dy dosje, dhe presim një dosje të bujshme në vijim. Ka një mbështetje të vazhdueshme nga SHBA për SPAK-un,” tha gazetari Malësia.
