At Zef Pllumi: “E keqja neve na vjen prej njani-tjetrit, prej shqiptarëve. Na s`kemi dashuni, kemi inate, e mllef”
At Zef Pllumi është një nga figurat më të ndritura shqiptare, i cili njohu çdo të mirë dhe të keqe të kombit tonë, madje kjo shihet qartë në një intervistë të rrallë televizive të cilën e kishte dhënë në një moshë të shtyrë, por me mendje të kthjellët.
Në një pjesë të intervistës, gazetarja e pyet se prej nga ju vjen e keqja shqiptarëve, At Zefi përgjigjet me një bindje të plotë dhe me një zhgënjim të thellë në fytyrën e tij.
“E keqja neve na vjen prej vetvedit, prej njani-tjetrit, prej shqiptarëve. Na s`kemi dashuni njani me tjetrin, kemi inate, e mllef e kurgja tjetër…Kjo asht e keqja e madhe që na vjen…që na ka ardhë historikisht”, shprehet At Zef Pllumi.
Një burrë i urtë dhe një mendimtar, frati françeskan ka qenë publicist e shkrimtar dhe gjithmonë në kërkim të të vërtetës. Ai vdiq në vitin 2007 në Romë të Italisë.
“Kjo është e keqja e madhe që na vje e që na ka ardhë historikisht”, tregon At Zef Pllumi në vazhdimësi të kësaj interviste.