“Më kë e ke ti, me tim atë e ke ti? Shkoni e përthyni kërbishten”, Rama shpërthen ashpër në Kuvend
Në një seancë të tensionuar në Kuvend, fjalori politik kaloi çdo kufi. Kryeministri Edi Rama shpërtheu ashpër ndaj kundërshtarëve, duke përdorur tone të paprecedenta dhe shprehje që ndezën menjëherë debatin publik.
Fjalët “Më kë e ke ti, me tim atë e ke ti? Shkoni e përthyni kërbishten” tronditën sallën e Parlamentit dhe rikthyen vëmendjen te përplasjet e forta politike që po thellojnë krizën e diskursit në institucionet shtetërore.
