counter create hit Nga shofer autobusi tek diktator i izoluar, jeta dhe rruga politike e Nicolás Maduro! Ndalesa te Nusreti për biftekun 1000 euro, ndërsa populli përballej me mungesë ushqimi - Shqipet

Nga shofer autobusi tek diktator i izoluar, jeta dhe rruga politike e Nicolás Maduro! Ndalesa te Nusreti për biftekun 1000 euro, ndërsa populli përballej me mungesë ushqimi

Më 17 shtator 2018, avioni i presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, u ndal për pak orë në Stamboll me një qëllim të veçantë: të darkonte në restorantin e famshëm të mjeshtrit turk të mishit, Nusret Gokçe, i njohur si Salt Bae, për biftekët e tij “të artë” që shiten për 1.000 euro copa.

Ndërsa në Venezuelë qytetarët përballeshin me mungesë të theksuar ushqimi dhe fëmijët kërkonin ushqim në plehra, Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, u përqendruan te luks i darkës dhe shija e verës së shtrenjtë, duke përjetuar një eksperiencë të mbushur me shkëlqim të rreme dhe arrogancë.

Kapja e tij nga Delta Force në Karakas shënoi fundin e një rrugëtimi politik që nisi nga pozita e një shoferi autobusi dhe u zhvillua nën hijen e Ugo Chávez.

Fëmijëria dhe rrënjët e hershme
Nicolás Maduro García lindi më 23 nëntor 1962 dhe u rrit në një lagje punëtore të Karakasit, me tre motra dhe një familje të thjeshtë. Arsimi formal nuk ishte fort i suksesshëm për të, por ai u aktivizua në sindikatat dhe organizatat e majta. Në moshën 21-vjeçare punoi si roje për kandidatin presidencial José Vicente Rangel dhe më pas vizitoi Kubën, ku thuhet se u rekrutua nga shërbimet sekrete për të ndërtuar lidhje me Hugo Chávez.

Ngjitja në pushtet
Në fillim të viteve ’90, Maduro iu bashkua lëvizjes MBR-200 për lirimin e Chávez dhe më vonë luajti rol kyç në themelimin e Lëvizjes së 5-të të Republikës, mbështetur nga Chávez. Rrugëtimi i tij përfshinte poste si deputet, kryetar i Asamblesë Kombëtare, ministër i Jashtëm (2006–2012) dhe nënkryetar i Venezuelës, pak para vdekjes së Chávez në 2013.

Dhuna dhe varfëria gjatë sundimit të tij
Mandati i Maduro nga 2013 e tutje karakterizohej nga autoritarizmi, kontrolli i rreptë mbi resurset, lidhjet e ngushta me forcat e sigurisë dhe shtypja e opozitës. Mbi 2 milionë qytetarë u detyruan të emigrojnë dhe niveli i jetesës ra në ekstrem, me studime që tregojnë humbje të mëdha peshe dhe 80% të popullsisë në kushte varfërie.

Edhe pse akuzohej për dhunë ndaj protestuesve, kufizim të të drejtave politike dhe manipulim zgjedhjesh, Maduro vazhdoi të mbante pushtetin deri sa forcat elitare amerikane ndërhynë, duke e arrestuar atë dhe duke i dhënë fund sundimit të tij të pasionuar për pushtet dhe indiferent ndaj fatit të popullit të vet.

Scroll to Top