counter create hit “Berisha ‘fundoset’ në janar”, avokati plas “bombën”: Ja njeriu i Soros ku marrin leje deputetët e PD - Shqipet

“Berisha ‘fundoset’ në janar”, avokati plas “bombën”: Ja njeriu i Soros ku marrin leje deputetët e PD

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në një emision televiziv deklaroi se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha së shpejti do të ketë probleme me SPAK, lidhur me dosjen e “21 janarit”.

Ai paralajmëroi se PD do të pësojë vetëm rënie.

Altin Goxhaj: Shumë shpejt Berisha do ketë probleme me SPAK, lidhur me 21 janarin dhe kjo nuk është rastësi. Berisha ka lëvizur shpejt sepse Salianji është futur si pykë po për këtë gjë.

Ajo që është e dhimbshme, por unë do ta them është që gjithë klasa politike aktuale ëshët e gjitha e Soros. Flas si lidership. Edhe Salianji është Soros. Këtu ka ardhur një administratë amerikane trumpiste që po ndikon në të gjithë botën nëpërmjet agjendës antisoros.

Kjo ka qenë arsyeja që ti do shohësh jo vetëm Salianjin por edhe të tjerë që do fillojnë luftë të brendshme. Berisha nuk ka pasur ndonjë plan këto dy vjet. Nuk ka për të parë më PD ndonjë ngritje, vetëm rënie. Këtë javë Berisha dha një mesazh shumë të rëndësishëm.

Tha çdokush që është në këtë parti do marrë lejë te fondacioni Soros për të dalë në TV dhe tha do shkoni te zyra e shtypit të Alfred Leles. Lela është pjesë e fondacionit Soros.

Scroll to Top