counter create hit AT STATH MELANI: Ju me shihni prift, po unë nuk u linda kësisoj, u linda shqipëtar dhe shqipëtar dua të vdes! - Shqipet

AT STATH MELANI: Ju me shihni prift, po unë nuk u linda kësisoj, u linda shqipëtar dhe shqipëtar dua të vdes!

“Djema! Ju me shihni prift, po une nuk u linda kesisoj, u linda shpipetar dhe shqipetar dua te vdes. Prandaj kush eshte per Shqiperine, une perpara dhe ju pas meje, te mbrojme Kombin dhe teresine tokesore te Shqiperise, qe armiqte duan te na e coptojne!”

At Stath Melani “Nderi Kombit ”

Natën e Krishtlindjeve të vitit 1917, u vra pabesisht prifti përmetar At Stath Melani, nga një bandë ekstremiste greke.

At Stath Melani lindi më 1 shtator 1858 në Melan të Përmetit dhe veproi në shërbim të çështjes shqiptare për 35 vjet.

Aktiviteti i tij u shtri gjer në Turqi, pastaj në ShBA, ku shërbeu si prift, dhe përsëri në Shqipëri.

Si klerik dhe intelektual ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit në vitin 1908 dhe zbatoi vendimet e këtij kongresi përbashkues në zonat jugore të Shqipërisë.

Për veprimtarinë e tij patriotike dhe kishtare At Stathi u përndoq nga autoritetet vendore turke në Shqipëri, të cilët dhe i dogjën shtëpinë tri herë.

Në të njëjtën kohë, ai përgjohej dhe ndiqej edhe nga grupime nacionaliste greke, me nxitje të hierarkisë kishtare, të cilët dhe e vranë më 24 dhjetor 1917, në moshën 59-vjeçare.

Edhe pse sot është pranuar se lufta kundër përdorimit të gjuhës shqipe në Kishën Ortodokse ishte e gabuar, At Stath Melani nuk është rivendosur në historinë e komunitetit të vet fetar, në Kishën e Atdheut të tij.

Scroll to Top