Tragjedi në Tropojë, babë e bir humbin jetën njëri pas tjetrit, të riut i pushoi zemra disa orë pasi i dha lamtumirën të atit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Nikaj-Mërturit, ku familja Qokaj është goditur nga një tragjedi e dyfishtë, babë e bir kanë ndërruar jetë vetëm brenda 24 orëve.
Ngjarja ka lënë të shokuar komunitetin e Tropojes dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes shqetësimin për rastet e shumta të arrestit kardiak që po shënohen kohët e fundit.
Fillimisht ka qenë 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj ai i cili u nda nga jeta, humbje e madhe kjo që djali i tij, Besnik Qokaj e njoftoi i shkatërruar. Vetëm një ditë më parë ai kishte kërkuar publikimin e lajmit të humbjes të së atit. Por, askush nuk mund ta imagjinonte atë që do të ndodhte më pas.
Brenda 24 orëve, edhe vetë Besniku humbi jetën, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak. Zemra e tij pushoi së rrahuri duke lënë në dhimbje të thellë familjarët e tij, të cilëve dhjetori u mori dy prej burrave të shtëpisë. Dera e familjes Qokaj sot është e mbuluar me zi.
Ngjarja ka ngritur shqetësimin e madh për numrin gjithnjë e më të lartë të rasteve të arresti kardiak në vend. Mjekë dhe specialistë kanë pohuar se vitet e fundit po shënohen gjithnjë e më shumë humbje të papritura, shpesh tek njerëz pa probleme të njohura shëndetësore.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Nikaj-Mërturit, ku familja Qokaj është goditur nga një tragjedi e dyfishtë, babë e bir kanë ndërruar jetë vetëm brenda 24 orëve.
Ngjarja ka lënë të shokuar komunitetin tropojanas dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes shqetësimin për rastet e shumta të arrestit kardiak që po shënohen kohët e fundit.