AKILI – I BIRI I TETIT (DETI) DHE PELEUT, I QUJTUR NGA EPIROTËT “I SHPËT”

Sipas traditës së lashtë epirote dhe dëshmive të autorëve antikë, Akili nuk ishte vetëm një hero homerik, por një figurë e lidhur ngushtë me botën iliro-epirote. Në vendlindjen e tij, epirotët e quanin Aspetos, që në shqip ruhet qartë si “i shpët / i shpejtë”, dhe përshkruan pikërisht hyun e lehtësisë, vrapit dhe forcës.

Teti, nëna e Akilit, konsiderohej një hyjneshë detare. Emri i saj në greqishten e lashtë lidhet drejtpërdrejt me fjalën shqipe “deti” – një përkim domethënës, aq më tepër kur mitologjia pagane e përshkruan si hyjneshën që bashkon detin me tokën pjellore të Thesalisë dhe Epirit.

Nga ana tjetër, Peleu, i ati, lidhet me rrënjën e fjalës shqiptare “pilë / pyll / pilikë” që tregon malin e pyllëzuar. Martesa e tyre – deti (Teti) dhe toka malore (Peleu) – paraqet një simbolikë të lashtë natyrore që Euripidi e përmend qartë në fillim të tragjedisë “Andromaka”:

> “Këtu u bashkua detarja Teti me Peleun, dhe prej kësaj hyjneshe thesalët e quajtën vendin Tetidheo – nga Teti (deti) dhe dhê (tokë).”

Sipas Plutarkut, epirotët e nderonin Akilin me emrin Aspetos, term i cili lidhet drejtpërdrejt me konceptin shqiptar “i shpjet – i shpejtë”. Madje edhe vetë emri Akil interpretohet si një thyerje e fjalëve shqipe “aq-i-lje”, me kuptimin “aq i lehtë”, ashtu siç Homeri e përshkruan:

> “Akili do të kishte vrapuar në një arë me kallinj, pa i përkulur ato.”

Kështu, Akili shfaqet si mishërim i jetës: një qenie e ushqyer nga deti dhe toka, një figurë e lehtë, hyjnore dhe e brishtë, që sjell thellësi në mitin e botës së vjetër epirote.

Nuk mungon as një ironi homerike. Në “Iliadën” XVI, Patrokli i thotë Akilit:

> “As yt atë nuk ishte Peleu, as nëna jote Teti;
deti i zi dhe brigjet shkëmbore të lindën ty.”

Një aludim i qartë se origjina e Akilit lidhet më shumë me elementin e detit e të tokës epirote, sesa me gjenealogjitë të ashtëquajtur (helenike) edhe pse vertet nuk ekzistonte helenizimit të cilin e krijuan dhe e bënë mit (legjend) pa qenë fare

Scroll to Top