BRITI I TROJËS – THEMELUESI I LONDRËS DARDANE / New Troy – Londra e lashtë e legjendave të Europës
Që nga koha kur zjarri i Trojës u ngrit drejt qiellit, kryezot i fatit u bë udhëtimi i një trimi: Briti, nipi i Aeneasit dhe pasardhës i Dardanit të Ilirit — themeluesit të trojanëve. Legjendat e lashta europiane tregojnë se ky princ i mërguar solli me vete gjuhën, kulturën dhe të drejtën e popullit dardan, duke ngritur në brigjet e Albionit një qytet që do të kishte një fat më të madh se vetë Troja.
Londra, sipas traditës së autorëve romanë dhe mesjetarë si Nennius dhe Geoffrey of Monmouth, u quajt fillimisht “New Troy” (Troja e Re) – një qytet i ngritur nga duart e pasardhësve të Dardanëve, siç e thotë edhe poeti i madh anglez William Cowper në vitin 1792:
“And then you the City of London founded by Dardanian hands.”
“…dhe atëherë ti, Qyteti i Londrës, i themeluar nga duart e Dardanëve.”
Ky varg nuk është thjesht poezi. Ai është një jehonë e traditës së vjetër europiane, që lidh Trojën me Britaninë, Dardaninë me Albionin, Ilirinë me themelet e qytetërimit perëndimor.
DARDANIA ALBANE KRENARIA E 3500 VITEVE HISTORI
Dardanët, populli i maleve, i hekurit, i fisnikërisë dhe i qëndresës, mbajtën për shekuj të tërë një kulturë që la gjurmë nga Troja e lashtë deri në Danub e Adriatik. Emri i Dardanit, bir i Ilirit sipas traditës, u shndërrua në një prej simboleve më të fuqishme të botës së vjetër. Prandaj, jo rastësisht, legjendat europiane e shihen Britin si bir të Trojës Dardane, dhe Londrën si një qytet që mbarta në themele mitin e një populli të lashtë.
A CALL TO ARMS – SIMBOLI I SHQIPONJËS DYKRENARE NË ARTIN E LEIGHTON (1888)
Piktori anglez Edmund Leighton (1852–1922), i njohur për skenat e tij kalorësiake, pikturoi në vitin 1888 veprën “A Call to Arms”, ku paraqitet një kalorës me shqiponjën dykrenare në gjoks.
Ky simbol i lashtë nuk është thjesht heraldikë. Ai është një motif iliro-ballkanik, i cili përfshihet në shumë tradita të Europës mesjetare dhe që i mbijeton kohërave.
Edhe vepra e tij e famshme “The Accolade” (1901) pasqyron të njëjtin univers të kodeve kalorësiake, fisnikërisë dhe legjendës — një e shkuar ku gjurmët e popujve të Ballkanit shfaqen më shpesh se sa pranohet zakonisht.
Londra si Troja e Re, Briti si princi dardan, dhe simboli i shqiponjës dykrenare në artin perëndimor — janë pjesë e asaj trashëgimie legjendare që lidh popujt e Europës përmes mijëra vitesh histori.
Këto nuk janë trillime, por pjesë e historisë së ideve, miteve dhe traditës së shkruar, e cila tregon se sa të lashtë dhe sa të lidhur me botën europiane kanë qenë gjithmonë ilirët dhe dardanët.
sipas Profesorit Sir Moses Finleyt, se sa më shumë po i njohim gjërat aq më shumë duhet që “Lufta e Trojës e Homerit” të largohet nga Historia Greke e Kohës së Bronzit (suggested that ‘Homer’s Trojan War must be evicted from the history of the Greek Bronze Age’.”)“ Është vështirë që të mos pajtohesh me këtë përfundim, sepse na kanë mbetur dy mundësi-e thotë Iman J. Wilkens në ‘Herodoteans’,:” Ose lufta e Trojës kurrë nuk ka ndodhur në Turqinë Veriperendimore ose Iliada e Homerit është një imagjinatë e thjeshtë , ose tjetra që ajo ka ndodhur dikund tjetër”
Vazhdojmë , sipas Geoffrey of Monmouth-it i cili e ka shkruar “ Historinë e Mbretërve Britanik” thotë që stërstënipi i Eneut , me emrin Brutus ( Brit) ka lundruar me armatën e tij në Angli dhe e ka formuar Londrën me emrin Troja e Re (Caerdroia në gjuhëen e Keltëve ) në vitin 1100 paraKR.
Shikoni reagimin e britanikëve të cilët i kerkojnë rrënjet e tyre nëpërmjet trojanëve për të arritur deri tek Noa ; (The re-naming of the city has been a disaster for British history. Not only have we forgotten our links with ancient Troy, but we have also given ground to the advocates of evolution, who don’t want us to know that, through the Trojans, we can trace our ancestry all the way back to Noah. @s.ndrecaj
