Konstantinos Paparigopoulos (babai i historiografisë kombëtare greke): Arvanitasit i sollën gjallërinë, trimërinë dhe vitalitetin e kombit të ri.

(1815–1891), i cili konsiderohet “babai i historiografisë kombëtare greke”. Ai e pranoi haptazi se shqiptarët (arbërit/arvanitët) kishin një rol themelor dhe udhëheqës në formimin e kombit dhe shtetit modern grek.

Paparigopoulos, në analizat e tij për Luftën e Pavarësisë së Greqisë (1821), theksonte se popullsia që mori pjesë në luftë ishte një përzierje racash, dhe se pjesa shqiptare (arvanitase) ishte ajo që solli gjallërinë, trimërinë dhe vitalitetin e kombit të ri. Kjo “amalgamë e shkëlqyer” (ἐξαίρετον ἄμαλγμα) që ai përmendte, ishte në fakt bashkimi i elementit grek me atë shqiptar (arvanitas), që sipas tij krijoi “njeriun e ri helen”.

Citat i tij me stilin origjinal:
“…nga të gjitha fiset që erdhën në Greqi, përzierja me gjakun shqiptar prodhoi amalgamën më të shkëlqyer.

Hidraeanët, Specianët, Miaulis, Sachtouris dhe mijëra luftëtarë që nga viti 1821 e deri më sot, janë dëshmia e gjallë e kësaj të vërtete.”

Hidraeanët dhe Specianët (nga ishujt Hydra dhe Spetses) ishin kryesisht arvanitas — shqiptarë ortodoksë të vendosur në ishuj që nga shekujt XV–XVI siq ishin

Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Dhaskalina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari Andreas Miaoulis dhe Giorgos Sachtouris ishin gjithashtu me origjinë arvanitase dhe luajtën rol vendimtar në flotën revolucionare greke.dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë.

Paparigopoulos, megjithëse përpiqej ta ndërtonte identitetin grek mbi vazhdimësinë helene, nuk mund ta fshihte faktin që shqiptarët (arvanitasit) ishin gjaku që ringjalli Greqinë moderne.
Citimi i Paparigopoulos është një pranim i qartë që:

Rilindja e Greqisë moderne është fryt i përzierjes me gjakun shqiptar

Për mohimin e ndihmesës së arvanitasve në krijimin e shtetit grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe çdo dorëshkrim i vjetër shqip i shkruar me shkronja greke u konservua, për të mos dalë më kurrë dhe për t’i mbuluar përgjithmonë pluhuri i harresës /@s.ndrecaj

Scroll to Top