javascript hit counter A i morën 500 mijë dollarët për fitoren kundër Greqisë? Ish-mbrojtësi i kombëtares zbulon të vërtetën për premion e Fatos Nanos - Shqipet

A i morën 500 mijë dollarët për fitoren kundër Greqisë? Ish-mbrojtësi i kombëtares zbulon të vërtetën për premion e Fatos Nanos

Një nga fitoret më të bujshme në historinë e Shqipërisë përsa i takon futbollit është triumfi kundër Greqisë në vitit 2004.

Vetëm pak muaj pas triumfit në Kampionatin Europian ndaj Portugalisë, “helenët” u përballën me Kombëtaren në stadiumin “Qemal Stafa”, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2-1.

Një ditë para ndeshjes, kryeministri i asaj kohe Fatos Nano iu dha “besën” se në rast fitoreje, premiumi do ishte 500 mijë dollarë dhe kështu ndodhi. Për ta vërtetuar këtë episod ka folur ish-mbrojtësi Rezart Dabulla: “500 mijë dollarëshi është i vërtetë, sepse unë kam qenë pjesë e Kombëtares në atë periudhë.

Në ndeshjen ndaj Greqisë kam qenë në stol. Shuma u nda në mënyrë të barabartë. Nuk u bë diferenca se kush luajti dhe kush jo.

Të gjithë lojtarët që ishin pjesë e Kombëtares, edhe ata në stol apo të tjerët në tribunë kanë marrë një shumë të njëjtë. Kemi marrë të gjithë nga 18 mijë dollarë për person. Mos të harrojmë, dollari i asaj kohe nuk kishte vlerën e tanishme”.

Scroll to Top