javascript hit counter Me lot në sy, Neda Balluku pranon divorcin me vëllain e Belinda Ballukut: “ Prej vitesh marrëdhënia nuk …” - Shqipet

Me lot në sy, Neda Balluku pranon divorcin me vëllain e Belinda Ballukut: “ Prej vitesh marrëdhënia nuk …”

Neda Balluku ka folur për herë në Goca dhe Gra në Top Channel në lidhje me vendimin e saj për t’u divorcuar nga bashkëshorti i saj, Ogreni, pas rreth 10 vitesh martesë dhe tre fëmijësh së bashku.

E përlotur ajo pranoi se vitet e fundit marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e mirë, dhe se kanë jetuar të ndarë.

“Megjithatë prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme, prej disa kohësh jetojmë të ndarë dhe kjo është gjithçka dua të them për këtë sepse do doja shumë këtë moment ta menaxhoja me privatësi sepse prioriteti më i madh i vetëm janë fëmijët.

Mendoj se duhen mbrojtur, duhet të jemi afër dhe gjej rastin t’u them se mami ju do shumë, jeni jeta ime”, u shpreh ajo e përlotur.

“Ti që më njeh mund ta imagjinosh. Besoj që të gjithë mund ta imagjinojnë se si unë të ndihem. Për shkak të lajmeve. Lajmet janë të vërteta. E vërteta është që nuk është hera e parë që jam në këtë situatë, një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe në 2020. Atëherë ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur, por nëse do të ktheja kohën prapa do të bëja të njëjtën gjë”, tha Neda Balluku për divorcin me Ogren Ballukun, që është edhe vëllai e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Scroll to Top