Asistoi në lindjen e katërnjakëve, mjeku Nderim Horeshka: Ishte shtatzëni me risk të lartë! Nëna nuk pranoi abortin
Disa ditë më parë një lajm i bukur erdhi nga spitali Universitar Obstetrik–Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, Tiranë ku një nënë solli në jetë katërnajkë. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe gjinëkologu Nderim Horeshka, i cili ishte mjeku që ndoqi nga afër rastin e katërnjakëve.
Përmes një postimi në Facebook, Horeshka shkruan se ishte një shtatëzani me rrezik të lartë dhe bën me dije se katërnjakët kanë lindur parakohe në datë 8 gusht. Më tej mjeku shkruan se nëna Rozeta ka mori riskun përsipër dhe nuk pranoi që dy prej bebeve të iu ndërprehej jeta në barkun e saj. Ndërsa më tej shkruan se ky rast ishte sukses i gjithë spitalit Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.
Postimi i plotë:
Sot ishte nje dite pune e lodhshme per mua me nje operacion te veshtire. Por sot qe edhe nje dite teper e vecante. Nje cift i mrekullueshem Roza dhe Aldo me bene nje surprize ,qe me hoqen lodhjen e operacionit. Ato jane prinder te katernjakeve te lindur ne Spitalin tone me 8 Gusht.Qe lindje parakohe.
Qe nje shtatzani me rrezik te larte.Qe kur u diagnostikua ne fillim te shtatzanise ,qe ishte katernjake patem nje bashkebisedim teper te gjate duke u sqaruar,rreziqet dhe komplikacionet e mundeshme di per Nenen ashtu edhe per bebet.
U kishin propozuar dhe feto reduction (nderprerje ne barkun e nenes te zhvillimit te dy nga bebeve).Roza e kishte refuzuar kete nderhyrje dhe vedosi vazhdimin e shtatzanise ,duke marre rrezikun teper te larte per vete dhe bebet.Doktor ti si me thua ?
I thashe ,qe une jam ne parim kundra Abortit.Por vendimarrja eshte e juaja.Me thote Dr.Nderimi kemi vendosur ti mbajme te kater bebet,zoti mi dhuroj e shpresoj te me ndihmoje t’i lind e t’i rris. Dua qe shtatzanine t’a ndjek me ju. Qe nje sfide dhe per mua ,sepse eshte shtatzani me rrisk. Roza u hospitalizua qe 21-22 javeshe ne SUOGJ”Koco Gliozheni “ dhe deri me sot.
Sot Roza dhe Aldo dolen duar plot fhe teper te lumtur me 4-foshnjat e tyre ,3 djem dhe nje vajze.Ato nuk dolen nga spitali me priten 2.5 ore sa mbarova operacionin,per te me pershendetur dhe falenderuar me shume mirenjohje per punen e bere. U mrekullova nga fjalet e ndjera dhe teper prekese jovetem per mua ,por per gjithe stafin e spitalit tone. Vertet eshte nje histori suksesi profesional ,ku kontribuan te gjithe mjeket e spitalit ,ekipet e rojeve qe e kane ndjekur me vemendje cdo nate.
Stafi i pathologjise barres,ne vecanti DrJonida Dautllari qe ishte mjeke e dhomes e qe konsultoheshim cdo dite per gjendjen ,ecurine , mjekimin etj. Nje merite e vecante ekipi qe asistoi lindjen me operacion,Dr.Anika Dokle,DrFlori Llabani,Dr Kela. Por ,nje merite dhe vleresim teper te vecante merr stafi i Neonatologjise,mjeket dhe infermieret qe jane perkujdesur maksimalisht qe nga lindja e deri sot.
Faleminderit Zotit !
Profesioni yne teper i veshtire ,plot stres,ankth,edhe here here pasiguri ,qe lidhen me ate qe mjekesia nuk shkence ekzakte dhe vleresimet e parashikimet jo gjithmone jane te sakte.Por ,ky profesion teper i bukur,te fal emocione kaq pozitive qe vetem ne kemi fatin t’i perjetojme,gezim e lumturi te papershkruar me fjale ,lindja e jetes!Behemi pjese e gezimit ,lumturise te atyre qe behen prinder.
I ndajme bashke keto momente gezimi teper te vecanta . Faleminderit qytetareve te Tiranes dhe gjithe Shqiperise ,qe na besojne jetet e femijeve dhe grave ,nenave e motrave te tyre.
Po ndaj me ju foto,me lejen paraprake te ciftit Roza dhe Aldo. Ekografi te fillimit shtatzanise,ecurise dhe fotot e sotme ,qe do te jene te paharruara per mua! Ju uroj :Jete te gjate ,shendet e fat te kater femijeve te Rozes dhe Aldos.
Zoti ju bekofte familjen tuaj!
