Syri i nxirë! Zbulohet e vërteta e madhe, ja çfarë i ka ndodhur Belinda Ballukut që merakosi të gjithë
Prezantimi i Liburn Aliut si drejtor i Portit të Durrësit nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u kthye dje në një nga ngjarjet më të raportuara, më shumë për një detaj në fytyrën e Ballukut sesa emërimi i një ish-ministri të Albin Kurtit në krye të një prej institucioneve më strategjike të vendit.
Personazhe me ndikim në mediat sociale kanë nisur fillimisht të qarkullojnë një pamje të fragmentarizuar nga një video që Balluku dhe Aliu realizuan së bashku në mjediset e Portit të Durrësit, menjëherë pas prezantimit zyrtar në ambientet e APD.
Pamjet janë regjistruar në mesditë dhe dielli ishte mbi kokat e dy personazheve kryesorë, duke krijuar efektin e hijes mbi fytyrat e Aliut dhe Ballukut – veçanërisht në fytyrën e kësaj të fundit për shkak edhe të modelit të flokëve të lëshuar dhe me onde.
Është pikërisht fotografia që shikoni më sipër, që menjëherë u bë lajm nga mediat opozitare, të cilat prej fundjavës ziejnë nga lajmi se zëvendëskryeministrja është thirrur në SPAK dhe kanë aluduar për detaje e akuza nga më të ndryshmet.
