javascript hit counter KJO ËSHTË THRAKIA! Kush ishte në të vërtetë familja e Goce Dellçevit? - Shqipet

KJO ËSHTË THRAKIA! Kush ishte në të vërtetë familja e Goce Dellçevit?

Pse fqinjët tanë lindorë — bullgarët dhe të ashtuquajturit “maqedonas” — grinden për figura që në rrënjë janë shqiptare?

E marrim si shembull Goce Dellçevin, një nga emrat më të përmendur të shekullit XX në Ballkan. Shumë pak njerëz e dinë se familja e tij ishte shqiptare ortodokse.

Nëna e tij quhej Sulltane Nurxhiu, ndërsa babai Nikollë Dhimitri, me origjinë nga një fis shqiptar ortodoks i Strumicës. Edhe vëllezërit e tij mbajnë emra të pastër shqiptarë: Mici, Mili dhe Krista, ndërsa motrat quheshin Rrushja, Cuca, Tina, Lika dhe Elena — emra që në atë kohë gjendeshin vetëm në familjet shqiptare të Maqedonisë së Poshtme dhe të Strumicës.

Për fat të keq, asnjë akademi shqiptare, as në Tiranë e as në Prishtinë, nuk ka guxuar ta thotë këtë të vërtetë historike.

Vetëm disa studiues të pavarur, si Abdulla Mehmeti dhe së fundmi Elida Jorgoni, kanë sjellë argumente e dëshmi që tregojnë qartë se Goce Dellçevi ishte shqiptar ortodoks, një bir i një toke që më vonë ia ndryshuan gjuhën, emrin dhe identitetin.Historia nuk fshihet. Ajo mund të vonojë, por gjithmonë del në dritë — si rrënjët që dalin sërish. Shumë figura sot quhen “maqedonase” apo “bullgare”, në thelb ishin shqiptarë të besimit ortodoks. shkruan Feri Arfi.

Scroll to Top