“E premtja e zezë po afron”, juristi përplas pyetjen që trondit PS-në: Për Ramën apo Veliajn do të jetë…
Ish kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm, në seancën publike të Gjykatës Kushtetutese, ku do shqyrtohet ankinimi i tij për të rrezuar vendimin e shkarkimit nga posti I kreut të bashkisë.
Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka vënë në dijeni SPAK dhe Drejtërinë e Burgjeve duke i kërkuar të marrin masa për shoqërine e Veliaj, në seancën që do mbahet më 31 tetor.
Juristi Genc Gjokutaj ngre pyetjen:
“Thirrja e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese ka për qëllim riparimin procedurial të shkeljeve dhe larjen e duarve me Kryetarin e Bashkisë Tiranë apo synon të kundërtën?
Për cilin do të jetë e zezë kjo e premte për Ramën apo për Veliajn?” tha Gjokutaj.
Postimi
Sot u muar vesh që Gjykata Kushtetuese ka njoftuar Erjon Velinë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për daten dhe orën e gjykimit administrativ me datë 31.10.2025 me objekt shfuqizimin si antikushtetues te VKM që shkarkoi Kryetarin e Bashkisë Tiranë me propozimin e Këshillit Bashkiak!
Shkurt Erion Veliaj nëse dëshiron mund të marrë pjesë personalisht në këtë gjykim një rast i rrallë ky por i pa penguar nga ligji!
Ajo që çudit në këtë rast është fakti se si ka mundësi që Veliajt ju mohua pjesëmarrja në Këshill Bashkiak me gjithe insistimin e tij dhe këtë shkelje ligjore po e riparon Gjykata Kushtetuese kur dihet pa asnjë dyshim se në çdo rast prapa kuintave qëndron KM Rama! Ështe lojë apo diçka ka ndryshuar vërtetë?
Si mendoni Miq?
Thirrja e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese ka për qëllim riparimin procedurial të shkeljeve dhe larjen e duarve me Kryetarin e Bashkisë Tiranë apo synon të kundërtën?
Për cilin do të jetë e zezë kjo e premte për Ramën apo për Veliajn?
