A e çoi Aleksandri i Madh gjuhën ilire deri në Indi?
Në zemrën e Ballkanit, ndër malet e Dibrës e Matit, ruhet një kujtesë e lashtë që historia zyrtare rrallë e përmend. Banorët vendas, nëpër gojëdhëna të përcjella brez pas brezi, tregojnë se Aleksandri i Madh nuk ishte grek, por bir i një fisi ilir, që fliste një gjuhë të afërt me të folmen e sotme dibrane. Kjo nuk është vetëm krenari krahinore, por një dëshmi e një kujtese etnike që reflekton rrënjët e thella të popullit tonë në historinë e qytetërimeve të mëdha.
Në traditën popullore qarkullon një fjali e çuditshme, që thuhet se Aleksandri ia drejtoi ushtarëve të tij para betejës:
“Hta dosch denhe than acth nhy ghau bukhar mhayr.”
Që në gegërishten e sotme shqiptohet:
“Ta dosh dhen tan asht nji gja bukur e majr.”
Kuptimi është i qartë:
“Ta duash vendin tënd është gjë e bukur dhe e mirë.”
Kjo fjali, që për nga struktura dhe tingëllimi i përket qartë shqipes së vjetër, dëshmon për praninë e një gjuhe autoktone maqedono-ilire në oborrin e Aleksandrit. Asnjë formë e greqishtes së lashtë nuk mund ta përkthejë me një afërsi të tillë fonetike e sintaksore. Kjo është arsyeja pse shumë studiues kanë sugjeruar se Aleksandri komunikonte me trupat e tij në gjuhën e vendit – jo në greqishten zyrtare të Athinës.
Nga Maqedonia në Indi – udhëtimi i një gjuhe
Kur Aleksandri marshoi drejt lindjes, ai nuk çoi vetëm ushtri, por edhe kulturën dhe gjuhën e tij. Në Baktri, Persi e Indi, ai la prapa jo vetëm koloni dhe qytete me emrin Aleksandria, por edhe trupat e ushtarëve maqedono-ilirë që u vendosën përgjithmonë në ato troje.
Është e mundur që përmes tyre, disa fjalë, rrënjë apo forma të gjuhës së lashtë ilire të kenë hyrë në kontakt me gjuhët lindore, duke krijuar ura me sanskritishten. Pikërisht për këtë arsye, disa studiues të gjuhës krahasuese kanë vërejtur ngjashmëri të habitshme midis sanskritishtes dhe shqipes, sidomos në rrënjët e foljeve dhe në strukturën e fjalive.
Kështu lind pyetja e madhe:
A mos vallë sanskritishtja, që përmendet si “gjuhë e shenjtë” e Indisë, ruan gjurmë të një gjuhe më të lashtë, iliro-pellazge, që u përhap nga perëndimi përmes Aleksandrit të Madh?
Një kujtesë që nuk shuhet
Në librin “Le Testament perdu d’Alexandre” (Testamenti i humbur i Aleksandrit të Madh), autori David Grant përshkruan një Aleksandër që ndien vetveten si bir i një bote më të lashtë se Greqia , një trashëgimtar i perëndive të Dodonës dhe i kulturës epirote. Pikërisht aty ku sot ende flitet gegërishtja e malësive, mund të ketë tingëlluar dikur edhe gjuha e Aleksandrit.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë nuk janë vetëm ushtarët që shkuan deri në Indi, por edhe fjalët e një gjuhe të lashtë ballkanike që udhëtuan bashkë me ta, duke lënë gjurmë në historinë e njerëzimit.
Historia zyrtare mund të ndryshojë sipas perandorive, por gjuha dhe kujtesa popullore rrallë gënjejnë. Dibranët dhe matjanët, me krenarinë e tyre të lashtë, ndoshta ruajnë një copëz të së vërtetës që shkencës ende i mungon:
se Aleksandri i Madh ishte bir i një gjuhe që s’ka vdekur kurrë shqipes.
Dhe ndoshta, diku në viset e Indisë, ende jetojnë fjalë të vogla që mbartin jehonën e atij zëri të lashtë që dikur tha:
“Ta dosh dhen tan asht nji gja bukur e majr.” @s.ndrecaj
