“Aktor humori, shkriu edhe Kongresin e PS-së”, Florjan Binaj i përgjigjet Ramës: Aktori më i madh je ti
Aktori Florjan Binaj ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku ironizoi kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës.
Rama ironizoi opozitën, duke thënë se ajo është “aq e dëshpëruar sa ka nxjerrë kandidat një aktor humori, i cili dikur ka bërë për të qeshur edhe Kongresin e PS-së”.
Menjëherë pas kësaj deklarate, nuk ka vonuar edhe reagimi i Binajt i cili përmes një postimi në rrjetet sociale iu kundërpërgjigj Ramës.
“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë euro qytetarëve duke ‘i bindur’ se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!”, shkruan Binaj.
