SHTYPJA E SHQIPTARËVE NË PAZARIN E RI, SHKAQET DHE PASOJAT
Prejardhja historike
Pazari i Ri, si pjesë e Sanxhakut të Novi Pazarit, ka qenë tokë e banuar kryesisht nga shqiptarë autoktonë — pasardhës të dardanëve dhe fisit ilir të Daesëve. Në shekujt XV–XIX, shumica e popullsisë në zonë fliste shqip dhe kishte lidhje të forta me Kosovën dhe Plavë–Gucinë.
Pas rënies së Perandorisë Osmane (1912–1913)
Me pushtimin serbo-malazez të Sanxhakut gjatë Luftërave Ballkanike, filloi spastrimi etnik i shqiptarëve. Qindra fshatra shqiptare u dogjën, dhe mijëra banorë u vranë ose u dëbuan drejt Kosovës e Shqipërisë. Serbia dhe Mali i Zi ndanë Sanxhakun sipas marrëveshjes së tyre, duke shuar çdo shenjë të administratës shqiptare.
Periudha midis dy luftërave botërore
Në vitet 1918–1941, shteti jugosllav nisi një politikë të asimilimit sistematik: u ndalua mësimi i gjuhës shqipe, u ndryshuan mbiemrat shqiptarë, u përhap feja islame si element dallues për t’i ndarë shqiptarët nga identiteti etnik, dhe u nxit identiteti i ri “mysliman boshnjak”.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore (1941–1944)
Në vitin 1942, me krijimin e administratës shqiptare në Sanxhak (nën Shqipërinë e bashkuar me Kosovën), flamuri shqiptar valonte në Pazarin e Ri. Kjo periudhë ishte e shkurtër, por e artë për shqiptarët: u rihapën shkollat shqipe, u kthyen simbolet kombëtare, dhe Sanxhaku frymonte sërish shqip.
Pas vitit 1944 – Hakmarrja komuniste
Me rikthimin e pushtetit jugosllav, brigadat partizane serbe dhe malazeze kryen një valë të egër represioni ndaj shqiptarëve: U ekzekutuan dhjetëra familje shqiptare, u mbyllën shkollat shqipe, dhe u vendos dhunshëm identiteti “mysliman” për popullsinë shqiptare islame, që më vonë u shlndrruan në boshnjak .
Arsyeja kryesore e shtypjes
Sepse shqiptarët në Sanxhak: ishin autoktonë dhe të lidhur me Kosovën, përbënin rrezik për projektin serb të zgjerimit verior, dhe ruanin gjuhën dhe kulturën shqiptare që pengonte serbizimin e zonës. Për këtë arsye, regjimet serbe – si mbretërore, ashtu dhe komuniste – kërkuan t’i asimilonin në boshnjakë për t’i zhdukur si etni. Në Pazarin e Ri sot jetojnë pak familje që ende e ruajnë kujtimin e origjinës shqiptare.
Shumica janë deklaruar si “boshnjakë”, por në toponime, në disa fjalë të vjetra të dialektit dhe në kujtesën popullore, shqiptaria ende rron fshehur nën pluhurin e harresës. Çdo gur çdo rrugic çdo pëllëmb toke ne Pazarin e Ri dhe fshatrat përreth flasin dhe vajtojnë Shqip , vajtojnë shqip nga pluhuri i harresës . @s.ndrecaj