javascript hit counter Ylli i Brazilit feston golin duke bërë simbolin e shqiponjës me duar! Ja e vërteta - Shqipet

Ylli i Brazilit feston golin duke bërë simbolin e shqiponjës me duar! Ja e vërteta

Gjatë ndeshjes miqësore të zhvilluar të premten në Seul mes Brazilit dhe Koresë së Jugut, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje nuk ishte vetëm rezultati 5-0 për “Seleçaon”, por mënyra e veçantë se si Rodrygo festoi njërin prej golave të tij.

Menjëherë pas shënimit të golit, ylli i Brazilit kryqëzoi duart në formën e shqiponjës, një gjest që njihet gjerësisht si simboli i shqiptarëve. Ky veprim, i njohur si “gjesti i shqiponjës”, përfaqëson shqiponjën me dy koka, simbolin kombëtar të flamurit shqiptar, dhe përdoret shpesh nga shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në të gjitha trojet ku ata jetojnë.

Në futboll, ky gjest është bërë i famshëm falë lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë, të cilët shpesh e bëjnë pas golave apo fitoreve për të treguar krenari kombëtare. Përveç futbollistëve shqiptarë, gjesti është adoptuar ndër vite edhe nga figura të njohura ndërkombëtare, duke u bërë një simbol i njohur në mbarë botën.

Ndërkohë, sa i përket ndeshjes, përveç dy golave të Rodrygos, për Brazilin shënuan edhe Estevão (dy gola) dhe Vinicius Jr, duke i dhënë “Seleçaos” një fitore bindëse ndaj Koresë së Jugut.

Scroll to Top