javascript hit counter “Do t’ju hedh të gjithëve në erë! Prona është e imja”, Gjon Shkambi kërcënoi në TV dhe askush s’e mori seriozisht - Shqipet

“Do t’ju hedh të gjithëve në erë! Prona është e imja”, Gjon Shkambi kërcënoi në TV dhe askush s’e mori seriozisht

Ngjarja e rëndë që tronditi sot ambientet e Gjykatës së Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja mbeti i vrarë dhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, u plagosën, duket se kishte qenë e paralajmëruar që një vit më parë dhe madje live në televizion.

Një vit më parë, Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të dyshuar Elvis Shkambi, kishte bërë një paralajmërim të hapur publik dhe tronditës ndaj paditësit të tij në një tv kombëtar. I revoltuar që çështja e pronës dhe një borxh prej 15 mijë eurosh ishte trajtuar publikisht, ai kërcënonte se do të ndërmerrte veprime ekstreme nëse prona që pretendonte si të tijën nuk i lirohej.

“Ja gjej unë formën si ta liroj. Do ta minoj në të katër qoshet, sepse është prona ime, e kam me çertifikatë. Të gjithë do t’i hedh në erë. Ju paralajmëroj, të gjithë do t’ju hedh në erë,” deklaronte Gjon Shkambi, para dhjetëra mijëra shikuesve.

Paralajmërimet e tij, të bëra publikisht në një ekran kombëtar, nuk u morën seriozisht nga institucionet përkatëse. Heshtja dhe mosreagimi i tyre, sot, e kanë kthyer atë paralajmërim televiziv në një tragjedi reale që ka tronditur kryeqytetin.

Për ironi të fatit, emisioni ku u bë kjo deklaratë është transmetuar më 6 tetor të vitit të kaluar, fiks një vit më parë nga dita e sotme.

Scroll to Top