javascript hit counter Shuhet ikona e filmit, Enver Petrovci - Shqipet

Shuhet ikona e filmit, Enver Petrovci

Ka vdekur aktori i njohur shqiptar, Enver Petrovci. Kështu konfirmoi për Klankosova.tv, bashkëshortja e Petrovcit, Valbona.

Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Ishte aktor dhe regjisor, transmeton Klankosova.tv

Fillimisht ai studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

I ndjeri kishte arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212”, me rolet e luajtura aty u bë i njohur në mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.

Pas mbarimit të luftës në ish-Jugosllavi, pas vitit 1999 vazhdoi me sukses karrierën e tij artistike kryesisht në trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri por edhe më gjerë.

Scroll to Top