SOKOL OLLDASHI: MOS MË GËNJE, ZEMËR!

Poezi nga Sokol Olldashi

Mos më mundo më kot, nënë!
Mos më fol
Për pranverë,
Lule,
Qiej të kaltër,
Zogj,
Mirësi!
Mos më gënje, të lutem,
As për Mujër, Halilër,
Që kasaphanën ta ndërrojnë me kasaphanë,
Për engjëj çengelë,
Ku varur rrinë kombet,
Si lopë të rrjepura, me miza ndër zorrë!
Mos më gënje, zemër!
Të paktën ti …

Scroll to Top