“Shqipëria bëhet” nuk sponsorizohet nga Soros- Sqaron Florjan Binaj

Aktori dhe moderatori Florian Binaj ishte këtë të hënë i ftuar në studion e “Good Morning Albanians” për të folur për angazhimin e tij të “Shqipëria bëhet”. Binaj theksoi se kjo lëvizje nuk sponsorizohet nga Soros ashtu dhe siç përflitet lart e poshtë.

“Nuk sponsorizohemi nga Sorosi, siç thonë lart e poshtë. Është njëlloj si të ju them që na sponsorizon Sorosi sa ju sponsorizon ju Shakira. Po na ngarkojnë ne fajet e këtyre tjerëve”-tha ai.

I pyetur nëse tashmë ai i është futur politikës, Binaj u përgjigj më parë se kjo është një lëvizje qytetare e cila ka të bëjë me të njëjtin aktivizëm që ai ka pasur për çështje të rëndësishme, vetëm se tani janë më të organizuar.

Scroll to Top