free html hit counter

Arrestohet “bankomati” i mafias shqiptare – Jeta mes parave dhe “fiksimit” për prezantuesen e njohur

Ministri i Brendshëm i Ekuadorit njoftoi arrestimin e një biznesmeni të huaj në këtë vend me dyshimet se është i lidhur me mafien shqiptare.

Biznesmeni italian Panfilo C, i njohur edhe si Benny Colonico njihet edhe si ‘bankomati’ i mafies shqiptare, pasi e ndihmon atë në pastrimin e parave në shuma të mëdha. Këtë herë, gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjet një sasi e madhe parash të falsifikuara.

Ministri i Brendshëm, John Reimberg tha se biznesmeni është vendosur nën arrest në pritje të procesit gjyqësor. Benny Colonico është një personazh kontrovers në Ekuador. Në qershor të vitit 2023, ai u rrëmbye nga një restorant që kishte në pronësi në qytetin e Guajakilit.

Gjatë operacionit për lirimin e tij u vra një nga kriminelët. Ndërkohë më herët, në janar të vitit 2023, ai u përfshi në një shkëmbim zjarri para një qendre tregtare.

Biznesmeni është përfolur edhe për një lidhje me prezantuesen televizive, Carolina Jaume. Madje ka pasur akuza se ai e ka përndjekur atë.

Arrestimi i biznesmenit italian cilësohet si shumë i rëndësishëm për të kuptuar se si funksionon mafia shqiptare, e cila trafikon tonelata me kokainë nga Ekuadori në drejtim të Europës.

Scroll to Top