Momenti kur Bardhi qëllon me sende dhe shishe drejt kryeministrit Rama në Kuvend/ VIDEO
Ky është momenti kur Gazment Bardhi qëllon me sende dhe shishe drejt kryeministrit Edi Ramam, i cili lëvizi nga Foltorja pasi opozita nuk e lejoi që të prezantonte programin qeverisës. Në fillim shkon në vendin e tij, ku merr rregulloren dhe e hedh drejt Foltores, më pas merr edhe disa të tjera duke i hedhur sërish.
Kur afrohet te Foltorja, merr shishen e ujit dhe e hedh. Pas votimit, bashkë me deputetë të tjerë të opozitës iu drejtohet përfaqësuesve të ambasadave të huaja që ishin të pranishëm për t’ju kërkuar llogari dhe duke iu duartrokitur për mosreagimin e tyre.