Krasniqja rrjedh prej Nikës, të parit të Nikajve/ Një kallëzim i hershëm, shënuar prej Johann Georg von Hahn
Krasniqja rrjedh prej Nikës, të parit të Nikajve. Ai kishte pasur dy djem, njëri prej tyre quhej Gras. Fisi që doli prej Gras Nikës mori emrin Krasniqe.
Përtej folklorit, në gjurmët drejt së vërtetës na prin rishtazi Hahni. Kësaj here krejt pahiri, pa hulumtuar pik për temën në fjalë. Dhe pa qenë i vetëdijshëm se po qet në dritë një të dhënë me interes.
Në pjesën e tretë të Studimeve Shqiptare, në shënimin 159 për episkopatin e Pultit, shkruan: “Farlati Illyr. Sacrum VII f. 261 shkruan se kufijtë e këtij episkopati janë Valbona, që quhet edhe Kastergus ose Kastranichius …”. Pra lugina e Valbonës, në dy krahët e së cilës shpalohen katundet e Krasniqes me qytetin Bajram Curri, ka qenë njohur edhe me emrin Kastranichius.