free html hit counter

Shejkhu i Az’harit që fliste Shqip, i cili jetoi në Shkodrën e dijetarëve, nën hijen e Medreseve dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme të traditës Profetike në Shqipërinë e viteve 1800- 1900

NË VITIN 1804, HASAN AL-ATTAR (1766-1835), një prej dijetarëve myslimanë dhe polimatëve më të shquar të shek., XVIIl-XIX, si dhe shehu i Universitetit te Ezherit në vitet 1831-1835, mbërriti ne Shkodrën e Bushatllinjve. Ai qendroi në gytet nga viti 1804 deri ne 1806 (ndoshta deri në vitin 1808), duke studiuar e dhënë mesim, më shumë mundësi, në njërën nga dy medresetë e mëdha që Shkodra kishte në atë kohë.

Në një ambient fetar grishës per krijimtarinë intelektuale, al-Attari shkroi ose përfundoi disa prej veprave te tij me të rëndësishme në fushën e teologjisë, filozofisë dhe logjikes islame. Ndër veprat e kësaj periudhe, al-Attar-i përmend Risalah fi el-ferk bejne el- imkan ue la ikman (filozofi), Hashijeh ala Samarkandanijeh fi ilm el-bejan (retorikë), dhe Hashijeh ala sherh el-Adali (gramatikë arabe), Risalah fi hal el-lughz li ba’d fudala el-rum min latabalun (tcologji). Nga komentet e tij të gjetura në anësoret e shumë prej dorëshkrimeve të veprave te tij, al-Attar e përshkruan me lëvdata të mëdha jetën e pasur intelektuale islame në qytet.

Ne anësoret e vepres Hashijeh ala sherh el- Barnasi, ai shprehet se nuk kishte hasur në asnjë koment që i pëlqente në fushen e logjikës islame deri sa mberriti në Shkoder. Në një tjetër anësore të vepres Hashijeh ala sherh al-Adali, te cilën al-Attar-i e shkroi gjate qëndrimit në trojet shqiptare, ai vë në pah ngarkesën e larte e mesimdhënies që ai kryente ne xhamitë dhe medresetë e Shkodrës. Niveli i admirueshäm I jetës intelektuale fetare ëä Shqiperinë e asaj kohe deshmohet edhe nga Biblioteka e Bushatllinjve, e cila përbante më se tre mijë vëllime të fushave të ndryshme. ndër të tjera dhe dorshkrime të shumta të disiplinave islame. Një dorëshkrimi i kësaj biblioteke, që daton në vitin 1 803 (nje vit para mbërritjes së Al-Attar-it), pärmban një koment që Ebi al-Abas Ahmed b.Muhamed el-Kastalani i ka bërë përmbledhjes më të rëndësishme të traditave profetike (hadith) të shkruar nga Imam Buhariu dhe titulluar Sahih el- Buhari.

Dorëshkrimi mban vulat e Mustafa Pashë Bushatlliut, sundimtar i Shkodrës, dhe është dëshmi eangazhimit serioz dhe të pandërprerë të studiuesve myslimanë shqiptarë ndaj tradites profetike. Ekzistenca e një dorëshkrimi të tillë nuk duhet të përbëjë habi nëse kihet parasysh se studimi i hadithit zë një vend të nderuar në programet e medreseve dhe universiteteve islame ndër shekuj, përfshirë hapësirat osmane, ku kanë bërë pjesë edhe myslimanët shqiptarë. Të paktën që nga koha ë Sulcjmanit të Madhërishëm (v. 1566), kemi të dokumentuar praninë e studimit të hadithit në të gjitha medresetë e larta të hapësirave osmane, të standardizuara me dekret sulltanor, Në xhaminë e Hadumit në Gjakovë është ruajtur për shekuj me radhë një doreshkrim i Sahihut të Buhariut, kopjuar nga studiuesi i mirenjohur Sherefudin Junini në vitin 1179 hixhri (1765). Kjo kopje, e cila konsiderohet si më e sakta dhe më e verifikuara e Sahihut të Buhariut, është digjitalizuar nga Instituti per Hulumtime dhe Studime Islame me qendër në Prishtinë.

Prania e doreshkrimeve të veprës voluminoze të Imam Buhariut në Shkodër apo Gjakovë dëshmon për angazhimin serioz dhe të vazhdueshëm të studiuesve myslimanë shqiptarë ndaj traditës profetike. Për muslimanët, hadithet, fjalët dhe praktikat e Profetit Muhamed – paqja e Zotit qoftë mbi të – nuk kanë qenë vetëm regjistrim i memories historike apo i një korpusi urtësie të lashtë, por ndër shekuj kanë perfaqësuar një rëndësi të përhershme, duke shërbyer si udhërrefyes të botëkuptimit teologjik, të traditës normative, të formimit etik dhe të rrugëtimit shpirtëror.

Fjalët dhe praktika e Profetit – paqja qoftë mbi të- pärjetohen nga besimtari përherë në të tashmen. Ato artikulojnë etosin që lidh bashkësinë e besimtarëve, hierarkinë e vlerave dhe autoritetin fetar. Mbi të gjitha, hadithet kanë percaktuar mënyrën se si muslimanët i janë qasur, kanë kuptuar dhe janë angazhuar me shpalljen hyjnore, Kuranin.

—————
Nga: Dr. Rezart Beka si parathënie e botimit në shqip të librit: “Hadithi – trashëgimia e Profetit Muhmed”.
Me Autor: Dr. Jonathan Brown.

Scroll to Top