free html hit counter

TURP! Turistja e refuzoi, i riu e kërcënon: Je në Shqipëri këtu, s’më thua dot largohu!

Një turiste nga Finlanda i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një incident të pakëndshëm që i ka ndodhur në vendin tonë. Ajo ka ndarë një video ku shfaqet një debat me disa të rinj, pasi, sipas saj, ajo kishte refuzuar të bisedonte me njërin prej tyre.

Në pamje shihen tre të rinj: dy djem në një motor, të cilët nuk përfshihen në debat, dhe një tjetër me bluzë të zezë, i identifikuar nga shokët si “Nini”. Ky i fundit i drejtohet në anglisht turistes me ton agresiv, duke ju afruar në një mënyrë kërcënuese dhe duke i thënë: “A e di që je në Shqipëri këtu? Nuk mund të më thuash mua ‘largohu, largohu, largohu’”, duke e detyruar atë të përdorë duart për ta shtyrë.

Njëri prej djemve në motor përpiqet ta qetësojë dhe i kërkon të largohet, ndërsa turistes i duhet të përballet me gjeste dhe fjalë kërcënuese. Vetëm në fund i riu duket se kupton gabimin, duke u munduar ta mbyllë situatën me fjalët “natën e mirë, natën e mirë”.

Sipas mesazhit të saj, turistja është ndjerë e kërcënuar dhe është detyruar të mbrohet “mendërisht dhe fizikisht”. Ky rast hedh dritë mbi sjellje të papërshtatshme ndaj vizitorëve, që dëmtojnë imazhin e vendit. Është e domosdoshme që autoritetet të marrin masa ndaj rasteve të tilla, në mënyrë që turistët të ndihen të sigurt dhe të mirëpritur në Shqipëri.

Scroll to Top