free html hit counter

Ndiqeni historinë e jashtëzakonshme të shqiptarit që mori Konstadinopojen

Në vitin 1453, përpara mureve të pathyeshme të Kostandinopojës, ushtria osmane ndodhej përballë një pengese të përjetshme. Frika, lodhja dhe dyshimi po gërryenin zemrat edhe të trimave më të mëdhenj. Por mes tyre, një burrë doli përpara Sulltan Mehmetit të Ri me sy që digjnin si zjarr ballkanik.

Ishte Zaganos Pasha, i rritur nga gjaku i maleve shqiptare, një luftëtar që nuk njihte as kthim, as frikë, as mëshirë ndaj pamundësisë.

Ai u përkul lehtë para sulltanit dhe i tha:
“Sulltan, ne kemi ardhur nga Kosova. O do ta marrim Kostandinopojën, o do të vdesim në këto mure. Për ne, nuk ka kthim.”

Sulltani i tha:
“Ti je Arnaut, Zaganos. I pakthyeshëm. Dhe përderisa kam një Arnaut si ti pranë vetes… muret inshaAllah, do të bien.”

Aty ndryshoi rrjedha e historisë. E frymëzuar nga guximi dhe vendosmëria e tij, ushtria osmane nisi sulmin e fundit, dhe mëngjesin e 29 majit 1453 Kostandinopoja ra.
Kështu, shqiptarët u njohën nga perandoria me një emër të ri:

Arnaut, Te pathyeshëm, i pakthyeshëm, i pashuar në betejë.

Scroll to Top