free html hit counter

Ermal Fejzullahu: Jam i gatshëm të shkrij gjysmën e pasurisë që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka qenë së fundmi i ftuar në podcast-in “Flet” me gazetaren Ilnisa Agolli, ku ka folur hapur për tema që shkojnë përtej muzikës dhe jetës personale.

Gjatë intervistës, ai u përball me një pyetje interesante: “Nëse do ta shkrije pasurinë tënde, përveçse për familjen, a do të kishte një alternativë të dytë? Për kë, për çfarë?”.

Fejzullahu tha: “Gjysmën e pasurisë, s’them krejt, gjysmën e pasurisë sot për me u bë Kosovë e Shqipëri një. Për Shqipërinë e madhe. Direkt, sot. Është ëndrra ime dhe do të jetë gjithmonë”.

Scroll to Top