Çfarë mendon këngëtari Kozma Dushi për reagimet e Greqisë ndaj Shqipërisë!

Çështja e Belerit ka ngjallur reagime të shumta si në Shqipëri, në Greqi, por edhe jashtë tyre. Greqia është shprehur me tone të ashpra ndaj Shqipërisë, duke thënë se, nëse nuk lirohet Beleri, do të pengojnë rrugën e vendit tonë ndaj BE-së, do ndërpresë fondet si dhe do rikthejë veton. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama iu përgjigj pak ditë më parë Greqisë duke thënë tekstualisht: “Nëse mbeti kjo punë te Beleri, nami u bëftë e mos hyfshim kurrë në BE!”

Në vox pop-in e radhës në DritareTv qytetarët u pyetën se si i komentojnë reagimet e fundit të Greqisë, për çështjen e Belerit. Mes të pyeturve ishte dhe këngëtari i mirënjohur Kozma Dushi, i cili u shpreh për mikrofonin e DritareTv se: “Unë shpresoj dhe besoj se do rregullohet. Mendoj se qeveria jonë do punojë shumë mirë bashkë me grekët dhe kjo punë do qetësohet.”

“Nuk ekziston drejtësia, janë muhabete koti. As nuk ia vlen të merresh me Greqinë për Belerin. Ai është i dështuar. Që kur vajti u zgjodh kryetar bashkie në Himarë ai ishte i dështuar. Nuk ka nevojë për bisedime se ajo është çështje e drejtësisë, jo shtetesh. Nuk ia vlen të nisë konflikti mes shteteve për një person, sikur Beleri është ndonjë personalitet i shquar.”, u shpreh qytetari.

Ndërsa një qytetare tha: “Duhet të ulen. Nuk ka më mirë se diskutimi. Kemi shumë lidhje me Greqinë. Nuk ka më mirë se komunikimi. Të gjendet një gjuhë e përbashkët që njerëzit të jenë të qetë dhe të lumtur.”

Një shqiptar i cili jeton prej 3 dekadash në Greqi u shpreh se grekët kanë interesat e tyre se përse i bëjnë këto gjëra. Çdo gjë zgjidhet me bisedime, u shpreh ai.

“Ai që ka vjedhur duhet të shkojë në burg. Ligji do zbatohet. Një shtet si Greqia nuk duhet t’i thotë këto. Ata i thonë vetes vend demokratik, por qenkan më keq se ne.”, tha një tjetër.

“Po normal që do rregullohen. Ne nuk kemi pse ulemi, duhet të ulen ata.”, tha qytetari./K.C/dritare.net

Scroll to Top