Mirsadi nga Sanxhaku: Unë dhe familja ime jemi shqiptarë, gjyshi im mbante plisin deri në vdekje
Aktivistja e njohur shqiptare nga Sanxhaku ka zhvilluar intervistën e radhës me qytetarë të kësaj treve që deklarohen publikisht për origjinën e tyre shqiptare.
Ajo në profilin e saj në rrjetet sociale ka shpërndarë siç shkruan intervistën e re me një tjetër shqiptar nga Pazarin i Ri, e që është Mirsad Shabarexhoviq.
AMINA NURAJ: A je Shqiptar apo Boshnjak?
MIRSAD SHABAREXHOVIQ: Unë jam Shqiptar me zemër dhe me shpirt!
AMINA NURAJ: Çfarë do t’u thoshit autoriteteve shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri si shqiptar nga Sanxhaku?
MIRSAD SHABAREXHOVIQ: Meqenëse ju bëtë një punë heroike dhe na kthyet shumicën prej nesh në rrënjët tona të vërteta, unë do t’u thoja politikanëve që ta bëjnë një pjesë të punës tani dhe të na ndihmojnë në këtë rrugë,po nuk besoj qe mun dikush me bo mo qysh e ke bo ti.
AMINA NURAJ: A dëshironi që gjuha shqipe të futet në shkollat tona në Sanxhak?
MIRSAD SHABAREXHOVIQ: Normal qe po dhe sinqerisht besoj se ti do ta bëni atë punë dhe se falë jush fëmijët tanë të ardhshëm do të mësojnë në gjuhën shqipe. Sepse ne në Sanxhak kemi një heroinë të vetme që e nisi gjithë këtë, dhe ajo je ti, sepse pa ty asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur.(INA)