Klientja vjedh palmarin te ‘Diambe’, pamjet tregojnë si e fut tinëzisht në çantë
Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur në Golem, më 9 korrik 2025.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e “Diambe Market”, ku sipas saj një kliente ka vjedhur një palmar, pajisje elektronike që përdoret zakonisht për lexim barkodesh, gjenerim faturash dhe menaxhim stoku.
Sipas denoncueses, vjedhja është kapur nga kamerat e sigurisë të marketit dhe në pamjet e dërguara duket qartë momenti i dyshimtë.
Fillimisht, zonja në fjalë e fut pajisjen në një qese së bashku me ushqimet që ka blerë. Më pas, pasi merr çantën e saj nga sirtarët e marketit, shihet teksa e vendos qesen brenda në çantë dhe largohet.
“Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë më 09.07.2025. Zonja ka marrë pajisjen dhe është larguar pa asnjë reagim. Ju lutem më ndihmoni për ta publikuar këtë rast dhe për të identifikuar autoren,” shprehet denoncuesja.
JOQ Albania publikon këtë denoncim me qëllim identifikimin e personit në fjalë dhe fton çdo qytetar që ka informacion të kontribuojë për zbardhjen e rastit.
@joq Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur në Golem, më 9 korrik 2025. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e “Diambe Market”, ku sipas saj një kliente ka vjedhur një palmar, pajisje elektronike që përdoret zakonisht për lexim barkodesh, gjenerim faturash dhe menaxhim stoku. Sipas denoncueses, vjedhja është kapur nga kamerat e sigurisë të marketit dhe në pamjet e dërguara duket qartë momenti i dyshimtë. Fillimisht, zonja në fjalë e fut pajisjen në një qese së bashku me ushqimet që ka blerë. Më pas, pasi merr çantën e saj nga sirtarët e marketit, shihet teksa e vendos qesen brenda në çantë dhe largohet. “Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë më 09.07.2025. Zonja ka marrë pajisjen dhe është larguar pa asnjë reagim. Ju lutem më ndihmoni për ta publikuar këtë rast dhe për të identifikuar autoren,” shprehet denoncuesja. JOQ Albania publikon këtë denoncim me qëllim identifikimin e personit në fjalë dhe fton çdo qytetar që ka informacion të kontribuojë për zbardhjen e rastit.