free html hit counter

Ulërima të frikshme gjatë natës në një banesë në Vlorë, banorët të traumatizuar

Një qytetare nga Vlora i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë tepër shqetësuese që, sipas saj, po ndodh prej kohësh në një nga pallatet e lagjes Pavarësia, në rrugën e Cipajve.

Në mesazhin e saj, ajo rrëfen:

“Prej kohësh, dëgjojmë pothuajse çdo natë, ose të paktën dy herë në javë, zhurma të tmerrshme që vijnë nga një banesë. Bëhet fjalë për të bërtitura të forta dhe ulërima të një vajze, që zgjasin për 1 deri në 2 orë, zakonisht deri në mesnatë. Është e frikshme. Duket sikur ndodh diçka shumë serioze, ndoshta dhunë. Mund të jetë dhe e sëmurë, nuk e dimë, por thjesht është bërë e padurueshme dhe shumë shqetësuese!”

Denoncuesja shton se policia është thirrur disa herë, por situata vazhdon e pandryshuar. Zërat janë aq tronditës sa banorët ndihen të traumatizuar dhe të pasigurt. “Jetojmë me ankth dhe frikë”, shprehet ajo.

Në videon e dërguar në redaksinë tonë dëgjohen qartë ulërima të ngjashme me ato të një gruaje në gjendje paniku apo nën dhunë, që zgjasin gjatë dhe me intensitet të lartë.

Banorët apelojnë për ndërhyrje urgjente të autoriteteve për të verifikuar se çfarë po ndodh në këtë banesë dhe nëse aty është dikush realisht në rrezik.

@joq

Një qytetare nga Vlora i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë tepër shqetësuese që, sipas saj, po ndodh prej kohësh në një nga pallatet e lagjes Pavarësia, në rrugën e Cipajve. Në mesazhin e saj, ajo rrëfen: “Prej kohësh, dëgjojmë pothuajse çdo natë, ose të paktën dy herë në javë, zhurma të tmerrshme që vijnë nga një banesë. Bëhet fjalë për të bërtitura të forta dhe ulërima të një vajze, që zgjasin për 1 deri në 2 orë, zakonisht deri në mesnatë. Është e frikshme. Duket sikur ndodh diçka shumë serioze, ndoshta dhunë. Mund të jetë dhe e sëmurë, nuk e dimë, por thjesht është bërë e padurueshme dhe shumë shqetësuese!” Denoncuesja shton se policia është thirrur disa herë, por situata vazhdon e pandryshuar. Zërat janë aq tronditës sa banorët ndihen të traumatizuar dhe të pasigurt. “Jetojmë me ankth dhe frikë”, shprehet ajo. Në videon e dërguar në redaksinë tonë dëgjohen qartë ulërima të ngjashme me ato të një gruaje në gjendje paniku apo nën dhunë, që zgjasin gjatë dhe me intensitet të lartë. Banorët apelojnë për ndërhyrje urgjente të autoriteteve për të verifikuar se çfarë po ndodh në këtë banesë dhe nëse aty është dikush realisht në rrezik.

♬ original sound – JOQ Albania

Scroll to Top