free web tracker "Një telefonatë dhe..." - Modelja nxjerr zbuluar Armando Dukën, si i shpërndau biletat për ndeshjen me Serbinë - Shqipet

“Një telefonatë dhe…” – Modelja nxjerr zbuluar Armando Dukën, si i shpërndau biletat për ndeshjen me Serbinë

Një skandal i vërtetë u regjistrua me shpërndarjen e biletave nga Federata Shqiptare e Futbollit për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ku Armando Duka la jashtë tifogrupin “Tifozat Kuqezi”, duke u justifikuar me faktin se biletat do të shpërndaheshin me shorte, për ta patur mundësinë çdo kush që të merrte.

Por, duket se shorteu ishte thjesht një “kamuflim” për të lënë jashtë kritikët e FSHF-së dhe biletat t’u shpërndaheshin miqëve të Armando Dukës.

Në shkallët e stadiumit kamera filmoi shumë vajza të showbizit shqiptar si Erjola Doçi, Rike Roçi, Luana e Marina Vjollca, Juliana (Xhuli) Nura.

Po ashtu edhe Ermal Mamaqi me Amin, Arbër Hajdari, prokurorët e SPAK, drejtorët e drejtorive, drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni, ministre e ministra, por edhe analistët që shohim çdo natë.

Zor të besohet se shorteu i kishte përcaktuar si fitues të gjitha këta “VIP-a”.

Biletat në fakt janë përdorur thjesht si qoka nga Armando Duka.

Këtë gjë e ka nxjerrë zbuluar vetë një prej protagonisteve, ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Juliana (Xhuli) Nura, e cila teksa u pyet mbrëmjen e djeshme në një emision në Kosovë, nuk nguroi që të jepte një përgjigje të sinqertë se biletën ia kishte dhënë Armando Duka pas një telefonate.

“Nuk e di a mund ta them publikisht, por i kam bërë një telefonatë Armand Dukës. Nuk e kam marrë me short, por përmes kontakteve që kam në Shqipëri”, u shpreh Juliana, e cila tha se Duka i kishte siguruar jo 1, por 9 bileta.

“Fati është pak edhe si e bën punën. Kam vite që e ndjek Kombëtaren, jam rritur në një familje sportistësh, kam qenë gjithmonë pranë sportit dhe kjo më ka ndihmuar të jem pjesë e çdo ndeshje të rëndësishme të Shqipërisë”.

FSHF është shndërruar prej vitesh në një biznes privat i Armando Dukës, i cili po ashtu edhe Kombëtaren shqiptare e trajton si të tillë.

Scroll to Top