SKANDAL! Tifozët shqiptarë nxjerrin banderolen me Adem Jasharin, por në foto nuk është ai!
Mijëra tifozë nga Shqipëria e Kosova u mblodhën në Tiranë për të ndjekur ndeshjen e futbollit Shqipëri-Serbi e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit.
Dy të rinj nga Kosova kishin “marrë me vete” dhe heroin legjendar të luftës së UÇK-së, Adem Jashari, në një banderolë ku shkruhet “Ai është gjallë”.
Por gazetari Ardit Rada me anë të një statusi ne faceook, ka ironizuar banderolën duke ngritu pyetjen: “Mirë që qënka gjallë, po ai në foto kush është?!”.
Ky reagim i gazetarit vjen pasi sic duket dhe nga posteri fotoja nuk ka shume ngjashmeri me heroin legjendar të Kosovës, Adem Jashari.